Inspektorati Teknik Shtetëror dhe Industrial ka sqaruar përmes një deklarate për mediat, shkaqet e rënies së zjarrit paraditen e sotme në një restorant në kompleksin "Fishta" në Velipojë.
Sipas ISHTI, pronari i restorantit, Besnik Zejnuni, i cili po lufton me vdekjen, ka instaluar fshehurazi depozitën e gazit nën tokë, pa u pajisur me leje dhe për rrjedhojë edhe pa respektuar kushtet teknike të sigurisë.
Pikërisht nga cisterna ka pasur rrjedhje gazi dhe për pasojë u shkaktua zjarrin masiv i cili plagosi rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.
ISHTI kërkon edhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, për shkeljet ligjore të konsumuara nga subjekti privat por edhe të tjerë biznese të cilët shkelin ligjin në përdorimin e gazit për gatim pa u pajisur me leje siç e parashikon ligji.
Gjithashtu, ISHTI ka bërë kallëzim peal për subjektin në Velipojë. Kallëzimi është bërë për instalimin pa leje të pajisjes në presion.
/Shqiptarja.com

FOTO