Rikthehen zjarret në vjeshtë! Shkrumbohen 2 km hekurudhë në Bubq, flakët në Memaliaj u afrohen banesave, vijon të digjet zona e mbrojtur në Poros të Vlorës

Vatra të shumta zjarri janë rikthyer në vendin tonë në këtë sezon vjeshte nga veriu në jug duke u favorizuar edhe nga temperaturat e larta dhe era. Një zjarr ka rënë në fshatin Vasjar të bashkisë së Memaliajt, duke rrezikuar banesat që ndodhen aty pranë. Zona e mbrojtur e Vjosë-Nartës vazhdon akoma të jetë nën pushtetin e flakëve prej disa ditësh.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hekurudhën Vorë-Shkodër në afërsi të fshatit Budull të Bubqit, por pas 5 orësh fatmirësisht është shuar. Zjarri i favorizuar nga era e fortë dogji mbi 2 kilometra hekurudhë. Sipas burimeve, zjarri është i qëllimshëm dhe është vënë nga fshatarët të cilët kanë tokat e tyre në afërsi të hekurudhës. Nga zjarri u rrezikuan afro 10 banesa të cilat ishin rreth 40 metra larg flakëve, ndërsa në vend ndërhyri zjarrfikësja e Niklës, Krujës dhe Vorës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:43
Zjarr në fshatin Vasjar të Memaliajt, era favorizon flakët, rrezikohen banesat afër

Një zjarr ka rënë në fshatin Vasjar në Memaliaj duke rrezikuar banesat që ndodhen pranë. Era ka favorizuar përhapjen e tij dhe e gjithë zona është mbuluar nga tymi i zi.  Në vend ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po mundohen të lokalizojnë flakët. 

Ora 19:11
Vijon zjarri në zonën e mbrojtur në Vjosë-Nartë, zjarrfikësit në luftë me flakët që prej mëngjesit

1599567515_poros.JPG

Zjarri në zonën e mbrojtur në Vjosë-Nartë vazhdon sërish të jetë aktiv. Forcat e zjarrfikëses qe prej mëngjesit ndodhen në pyllin e Poros. Përsëri vijon të jetë e vështirë mbajtja nën kontroll e flakëve pasi vatrat janë aktive. Kujtojmë se zjarri është aktiv prej disa ditësh atje duke rrezikuar jetën e të gjitha gjallesave që jetojnë në pyll.

Ora 13:41
Zjarr pranë varrezave të Mesopotamit, rrezikohet monumenti i trashëgimisë kulturore (FOTO)

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme varrezat e Mesopotamit dhe zonën pranë Kishës historike. Këto objekte janë monument kulture të Shën Nikollit. Akoma nuk bëhen të ditura shkaqet e zjarrit, që rrezikoi monumentin e kulturës. Kisha e Shën Kollit është një monument i trashëgimisë kulturore në Finiq të Sarandës.  Fatmirësisht ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjaaaa: 09/09/2020 18:24

    Amaneeeee re te keqen shifni Besin dhe hijen a jan mir si i kan te mbjellat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja