Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ flet dëshmitari: Shkak, tensioni i lartë ardhur nga KESH-i

Zjarri në fabrikën e plastikës në Elbasan/ flet dëshmitari: Shkak, tensioni i lartë ardhur nga KESH-i

Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave të Metalurgjikut, pranë asaj që mori flakë

1725460374_deshmitarineelbasan.JPG

Lidhur me zjarri në një fabrikë tek Metalurgjiku në Elbasan, ka folur një dëshmitar për mediat.

Maringlen Çollaku punonjës në një prej fabrikave aty pranë fabrikës ku ra zjarri tregoi momentet e rrezikshme ku tymi dhe zjarri përfshinë një fabrikë që prodhon plastikë.

Ai thotë për mediat se ishte shumë e rrezikshme, ndërsa fajin ia vë tensionit të lartë dhe KESH, për rrymën që erdhi 285 volt, mbi normalen.

'Ishte tej mase e rrezikshme, qoftë për punëtorët që ishin brenda, qoftë për personelin e fabrikës, që janë angazhuar të gjithë me forcat e veta deri në momentin që ka ardhur zjarrfikësja. Pastaj kemi bërë të mundur ndihmën e shpejtë duke hapur tubat e zjarrfikësve sa më shpejt që zjarri të vihet në kontroll. Për momentin zjarri është në kontroll por ka qenë tej mase e rrezikshme. Qoftë për punëtorët, prodhon arka plastike edhe tuba për kalimin e ujit. Shkaku i djegies së fabrikës ka ardhur nga shkëndija elektrike, nga tensioni i lartë që ka ardhur nga KESH-i, prej një rryme 285 volt. Jo si normalja që të vijë 240. Pjesa maksimale ishte që të shpëtojmë punëtorët, gratë që punojnë aty brenda. Shyqyr Zotit, fatmirësisht nuk ka patur të lënduar fare as nga punëtorët, as nga personeli. Punoj në një fabrikë tjetër, por në momentin që kam parë flakën jam paraqitur direkt për ndihmë në mënyrë humane. Rreth 25-30 punëtorë', thotë Maringlen Çollaku.


Lajmi kryesor:

Zjarr i frikshëm në Elbasan, flakët përfshijnë pjesën e jashtme të fabrikës së plastikës, rrezikoi dhe të tjerat! Shpëtojnë punëtorët (VIDEO)


G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë