Zjarri në Karbunarë, digjen 100 hektarë ullinj, banorët: Dëmi është i madh për herë të dytë

LUSHNJE - Flakët që përfshinë një sipërfaqe të madhe kodrinore në Karbunarë të Lushnjes mbrëmjen e djeshme (11 shtator) la pasoja katastrofale për fermerët.

Zjarri i shuar vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur plotësisht 100 hektarë ullinj.

80 përqind e sipërfaqes së djegur ishin me ullinj disa vjeçarë dhe ishin në prag të vjeljes së prodhimit të ri.

Zjarrëfikëset, Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake si dhe banorët e zonës u angazhuan për shuarjen e flakëve dhe të shpëtonin çfarë të mundnin.

Terreni kodrinor e ka bërë të pamundur futjen në zonë të mjeteve të zjarrëfikëses.

Fermerët shprehen të shokuar nga dëmet e këtij zjarri i cili për herë të dytë brenda pak ditësh u ka shkatërruar të mbjellat.

Ata thonë se dëmi i shkaktuar është kolosal dhe arrin shifrën e 4-5 mln lekësh.

Veç të tjerave fermerët shprehen se një ndër shkaqet e përshkallëzimit të zjarrit ishte mungesa e rrugëve në plantacionet me ullinj ku jo në pak raste janë zënë nga vetë fermerët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen