Lezhë/ Zjarri në malin e Shëngjinit vijon, operacioni për shuarjen e flakëve nisi sërish sot! Vatër edhe në malin e Rencit
Zjarri në malin e Shëngjinit, mbrëmjen e 27 korrikut 2024
Lezhe- Zjarri i rënë prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit vijon të jetë aktiv por pa problem pwr banesat. Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor i ndihmuar edhe nga 50 forca ushtrie kanë punuar deri në orët e vona të mbrëmjes për shuarjen e flakëve por pa mundur ta vënë nën kontroll.
Operacioni për shuarjen e flakëve nisi mëngjesin e sotëm. Aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar dhe është vënë nën kontroll. Problem ngelet pjesa e vatrës së zjarrit nga ana veriperendimore e qytetit, pasi pylli është kryesisht me pishë të lartë dhe i dendur.
Aktualisht kjo vatër zjarri po mbahet nën monitorim nga 3 mjete të forcave zjarrfikëse Lezhë, 1 i Portit Shëngjin, dhe 1 mjet i FA, me personelin përkatës. Sipas planit në këtë vatër zjarri po operojnë krahas forcave bashkiake të djeshme dhe 50 efektiv të ushtrisw.
Ndërkohë vatra e zjarrit vijon të jetë aktive edhe në malin e Rencit, pranë fshatit Malecaj, njësia administrative Balldren, bashkia Lezhë, por nuk përbën problem për zonën e banuar.
Një grup nga njësia njësia administrative Balldren po monitoron zjarrin për të mos u afruar në drejtim të banesave. Në ndihmë po punojnë dhe një grup vullnetarësh nga fshati.
Bazuar në raportimet e fundit të drejtuesit të operacionit të bashkisë Lezhë, ky zjarr kishte dalë jashtë kontrollit, duke rritur përmasat dhe duke ju afruar shtëpivet të fshatit Mal i Rrencit, njësia Shëngjin. Për të bërë të mundur vënjen nën kontroll të kësaj vatre zjarri, i cili po u afrohet shtëpive të fshatit Mal i Rrencit, lagjia Margjonaj, Njësia Shëngjin, kemi kërkuar mbështetje me 50 efektiv të FA, për ditën e nesërme. Gjithashtu në këtë vatër në lartësi të malit të Rrencit, ( në kufi me Qarkun Shkodër, do të operojë dhe një grup prej 3 vetash të AdZM, Lezhë .
Ndërkohë zjarri i rënë mbrëmë në Gjadër dhe në në kodrat e qytetit të Laçit, janë fikur.
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26.5%
-
Pak
40.6%
-
Aspak
32.9%
Vota total: 1710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarre ‘apokaliptike’ në Kaliforni, 239 mijë hektarë pyje në flakë (VIDEO)
27 Korrik, 19:27
-
Tre vatra aktive zjarri në Kukës, shpërthejnë disa mina luftarake në Has (VIDEO)
27 Korrik, 17:39
-
Lezhë/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit! Arrestohet 33-vjeçari (VIDEO)
27 Korrik, 17:21
-
Zjarr pranë Portit të Shëngjinit, flakët iu afrohen banesave! Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 15:44
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë vijon prej 3 ditësh në flakë! Qyteti ende nën tymin toksik (VIDEO)
27 Korrik, 08:25
-
Vlorë/ Vijojnë flakët në fushën e mbetjeve, pamje me dron të tymit toksik që ka 'pushtuar' qytetin bregdetar! Dredha: Zjarri nga dora e njeriut
26 Korrik, 11:26
-
Zjarret në Golem dhe Rrogozhinë, vihen në pranga dy piromanët! Shikoni momentin kur policët ndjekin me vrap njërin prej autorëve (VIDEO)
26 Korrik, 10:37
-
'Jam Pjerin Ndreu', dy personat që mashtruan biznesmenin njihen me masën e sigurisë! Lihet në burg vetëm 35- vjeçari
26 Korrik, 10:18
-
Sherr për pronësinë në Kurbin, kushërinjtë qëllojnë me armë ndaj njëri-tjetrit, 3 të plagosur! Polici gjuan me armën e shërbimit
25 Korrik, 22:13
-
Kavajë/ Zjarr në një sipërfaqe me pemë, po ndërhyhet nga ajri dhe toka! Ministri Balla dhe kryebashkiaku Qosja në vendngjarje.
25 Korrik, 20:20
-
Pesë vite pas tërmetit, e moshuara mbetet rrugëve: Kryeministri dhe kryebashkiakja të më bëjnë shtëpinë ose ngujohem në Bashkinë e Kurbinit!
25 Korrik, 16:04
-
Vlorë/ Zjarri përfshin fushën e mbetjeve, tymi përhapet në gjithë qytetin! Era favorizon përhapjen e flakëve
25 Korrik, 15:19