Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur skandaloz imitim kinez. Në ceremoninë hapëse të 'Parisi 2024' mbrëmjen e 26 korrikut ekipi shqiptar ka valëvituar një flamur që është imitim kinez.
Një ngjarje e tillë ka ngjallur shumë indinjatë dhe reagime në rrjete sociale. Edhe atletja Luiza Gega ndonëse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e hapjes dhe e ka ndjekur ceremoninë nga televizori si shumë shqiptarë të tjerë e konfirmoi dhe ka shprehur kritika.
Gega tha se flamuri ishte imitim kinez dhe nëse ajo do të kishte qenë flamurmbajtëse, nuk do të kishte pranuar që të parakalonte me atë flamur.
"Ajo që nuk më pëlqeu është se vura re që flamuri ynë nuk ishte siç duhej, shqiponja nuk ishte shqiponja e vërtetë, pra ishte ai imitimi kinez dhe kjo nuk më pëlqeu, sepse mendoj që unë të paktën nuk do ta kisha pranuar kurrsesi. Duhet pasur një kujdes shumë i madh kur bëhet fjalë aq më tepër për flamurin, sepse kjo është arsye përse ne shkojmë aty, të prezantojmë kombësinë nga vijmë, ngjyrat e flamurit, etj.", u shpreh ajo.
E pyetur nëse flamuri zgjidhet nga Komiteti Olimpik apo organizatorët, ajo tha se nuk e dinte me saktësi, ndërsa shtoi se ndryshimi dukej qartë tek kthetrat, sqepi apo qeofte dhe te bishti.
"Nuk e kam idenë të them të drejtën, vetëm e vura re nga rrjetet sociale dhe pashë… sepse e di shumë mirë sesi është shqiponja, qoftë tek kthetrat, qoftë tek sqepi, qoftë tek bishti. Po të kisha qenë flamurmbajtëse nuk do të kisha pranuar kurrsesi që të parakaloja me një flamur që nuk është i duhuri.", tha Luiza, në një intervistë për Tv Klan.
Ajo tregoi se e mori vetë vendimin për të mos marrë pjesë në ceremoninë hapëse për shkak se garën e saj e ka në datën 4 gusht dhe do ishte e lodhshme për të shpjegoi të shkonte atje gati dy javë më herët.
Ndërkohë edhe deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, tashmë kryetare e komisionit të medias e quajti skandal.
Postimi i Zhupës:
Në Lojrat Olimpike, Shqipëria çon një flamur skandaloz imitim kinez, duke përdhosur dinjitetin kombëtar dhe simbolet kombëtare. Mungesa e kujdesit dhe seriozitetit për simbolet kombëtare, për Flamurin Kuq e Zi, është një skandal i Komitetit Olimpik Shqiptar. Turp i madh!
Një moment i tillë duhej vlerësuar dhe kuruar me detaje, por mesa duket kujdesen më shumë që të bëjnë foto krah garuesve kur dalin kampion, edhe të mbajnë fjalime për meritat e qeverisë.
Në drejtim të komisionit të edukimit garantoj që cështja e sportit nuk do jetë më një çështje e harruar, e paprekur, por çështje që do trajtohet me rëndësinë e duhur, për peshën që duhet ketë për rininë dhe për krenarinë kombëtare në garimet ndërkombëtare.
Tutu dhe meta qe shkruajn ketu per te ndryshuar temen e bisedes dhe skandalin me flamurin tone te cilin e sakteson kushtetuta , flasin keshtu sepse me siguri marin rroge pa shkuar fare ne pune te ukt ose te oshe psh aty ky paguhen pateonazhistet e nivelit baze
PërgjigjuO Ina o katundare banale… Partia jote po shkon ne zgjedhje me flamurin Grek… dhe ti ben si e shqetsuar per kthetrat e shwiponjes te flamui yn ne Olimpiade…pika qe nuk te bie .. po xhamem ysmeqaret e grekerve neShqiperi keshtu bejne.. te mbulojne diellin me shoshe… sa per komentet dhe intelektualitetin e Luizes, sic thoshte Cekja e Beratit .. fshatare jemi mos na i vini re …!!
PërgjigjuZoti Partia … meqe je prekur… une nuk jam patronazhist dhe as kam qene dhe jam thjesht SHQIPTAR me gjak e zemer… dhe me vjen ndot nga te gjith plerat e ketij vendi qe mohojne atdheun dhe flamurin e tyre dhe kane mbi nje vit qe u lepine bythen Belereve dhe flamurit grek… mua behet vone vetem per Shqiperine… per dijeni flamuri qe u valvit ne varke ishte sjelle nga organizatoret… turp te kene te gjithe ju patronazhistet Pd iste qe puthin i flamurin grek keto dite ne Himare…keta jane tradhetaret e Shqiperise…!!
Të tha që flamuri juaj është Made in Greece, ose Grqi
Mirë ia bëre armiqve te partisë, po sna the gje për flamurin o patronazhisti i vogël pa qepë.
Ishte imitim turk. Made in Turkyie. Vetëm skandale të pa qëna krijoni
PërgjigjuNese doni me te vertete shqiponjen tone,mos u kujtoni vetem kur parakalojme ne olimpiade,por dilni e pastroni te gjithe tregun shqiptar permbytur nga xhinglat <<patriotike>> /Made in China junk/! S.d.q nuk eshte as hera e pare as e fundit.Amerikanet u ankuan per xhinglat/suvenire qe shiten ne Kongres para disa vitesh me pak a shume te njejten ankese,jo per imazhin,por qe ishin prodhuar ne Kine,po keshtu dhe per uniformat e olimpiadisteve para disa vitesh.ESHTE CESHTJE KRENARIE KOMBETARE.
PërgjigjuAmerikanet me siguri mendojne se Kina eshte pjese e ShBA-se or teeeejjjjj
O teta,e kan idene amerikanet sa madein china perdorin?