MIRDITE-Vijon që të jetë aktiv zjarri prej disa ditësh në Orosh, ndërsa në dy ditët e fundit situata ka agravuar.
 
Zjarri ka rënë në një zonë pyjore shumë afër shtëpive, ndërsa banorët e zonës kanë kërkuar ndihmë në Report Tv për ndërhyrje të shpejtë.
 
Situata është katastrofike dhe prej një jave po digjen mijëra hektarë me pyje, ndërsa po rrezikohen banesat, kisha dhe varrezat.
 
Zjarrfikëset kanë ardhur shumë me vonesë dhe janë të paktë në numër, banoret janë të pafuqishëm kundër këtyre zjarreve gjigante
”.
 
E ndërsa pas apelit, drejtori i zjarrfikëses Gjergj Tusha deklaroi se ka filluar ndërhyrja nga ajri dhe situata për pak orë do të vendoset në kontroll, banorët shprehen se janë izoluar vetëm disa zona, ndërsa “tani pjesa më madhe e zjarrit ka kaluar në Bjeshkën e Nënshejtit, aty është terreni shumë i vështirë dhe nuk besoj se fikët më.  Ka disa vatra, dhe nëse përhapen mund të rrezikohen edhe qindra hektarë të tjerë me pyje” thotë ata për Report TV. 

Tusha: Zjarret të qëllimshme, situata në kontroll
Por, drejtori i zjarrfikëses në Mirditë, Gjergj Tusha në një lidhje telefonike për Report Tv u shpreh se deri në mbrëmje do të fiken të gjitha vatrat e zjarrit, pasi në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter.
 
Sipas tij, nuk ka dëme në banesa, pasi zjarrfikëset dhe forcat e ushtrisë janë përballuar me situatën, ndërsa deklaroi se zjarret jane te qellimshme.

Në orët e para sot në mëngjes e gjithë zona në Orosh ishte e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihmohej edhe nga era. Kërkuam ndihmë te Gjenerali i ushtrisë për të na vendosur në dispozicion disa zjarrfikëse dhe 70 ushtarë të FA nga Tirana. Situata po shkon drejt përmirësimit.
 
Zona është e thellë, në vendin e ngjarjes janë tre zjarrfikëse me një autobot uji që na furnizon nga Rrësheni se aty nuk ka as ujë. Në zonë po operon edhe helikopteri. Me përjashtim të dy-tre vatrave deklarojmë situata është e qetë.
 
Malësia e Oroshit ka shumë ditë që është në flakë, nuk kemi pasur dëme në njerëz, ka vetëm dëme në pyje dhe kullota. Kemi mbi 8 ditë që jemi në terren në cdo vatër zjarri


Të gjitha zjarret në Orosh janë me qëllim, për këtë jam i bindur, nuk ka zjarre nga pakujdesia, por të qëllimshme” deklaroi ai për Report Tv. 


vijion zjarri ne orosh
(Zjarri në Bjeshkët e Nënshejtit, Orosh)

[gallery]23572[/gallery]