Policia e Shkodrës njofton se në vendin ku ka rënë zjarr në tregun e rrobave të përdorura kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga Vau i Dejës dhe Ulqini.
Zjarri ka përpirë 5 banesa, ndërsa policia ka evakuuar banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë. Në vendngjarje ndodhet edhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
'Me qëllim evakuimin e banorëve dhe krijimin e perimetrit të sigurisë, të gjitha shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, janë angazhuar maksimalisht dhe ndërkohë po ndihmojnë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll flakët e zjarrit në tregun me rroba të përdorura.
Njëkohësisht në ndihmë të zjarrfikësve të Shkodrës po shkojnë dhe zjarrfikësit e Vaut të Dejës dhe Ulqinit.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar të gjithë banorët dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë.
Po vijon intensivisht puna për shuarjen e zjarrit.'
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Zjarri përpin disa banesa tek tregu i rrobave të përdorura! 21 mjete zjarrfikëse ‘luftë’ me flakët prej 4 orësh! Vatra drejt shuarjes! 2 zjarrfikës dhe një e moshuar në spital (VIDEO+ FOTO)









