Zjarri shkrumboi tregun në Shkodër, tregtarët takojnë Becin: Do Zoti e mban premtimin! Ne presim të bëhet tregu i ri se kemi bukën e gojës aty!

80 tregtarë në Shkodër kanë mbetur pa punë si dhe kanë humbur miliona lek pasi gjithë malli u shkrumbua. Tregu informal u dogj pasditen e 14 qershorit, ndërsa tashmë kërkojnë ndihmë nga bashkia edhe pse aktiviteti tregtar zhvillohej në tokë private dhe tregu ishte i palicensuar. Tregtarët, kryesisht gra kanë humbur shpresat për dëmshpërblim, por së paku kërkojnë rindërtimin e tregut në të njëjtin vend. Ato shprehen se duke shitur rroba të përdorura në “Qafëhardhi” mbanin familjet.

“Diskutuam për tregum me na ba tregun. Nëse është pronari dakord do jetë aty ku ka qenë. Ne ramë dakord që të bëhet me kushte. Që sot fillojnë bisedimet, megjithese kemi qenë të pasiguruar. Pronari ska qenë sot për arsye familjare. Ne shpresojmë të fillojmë më shpejt”, tha një grua.

“Na priti shumë mirë. Tregu do bëhet ku ka qenë dhe një ndihmë të vogël do na e jape bashkia. Shpejt tha ai (Beci) do fillojmë punën. Ne presim në dorë të Zotit jemi! Se jemi të sëmurë, duhet me ble ilaçet, duhet me ble bukë përditë”, tha një tjetër tregtare.

“Do Zoti e mban premtimin. Na tha do ë bëjmë tregun ku ka qenë. Ne presim të fillojë puna se kemi bukën e gojës aty.  Me mujt me e bë si ka qenë dhe me mirë se ka qenë. Gjithçka në rregull me standarde”, u shpreh një tjetër.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci garantoi mbështetjen ndaj 80 tregtarëve që janë prej 22 vitesh pjesë e atij tregu. Ai deklaroi se fillimisht do të duhet një dakordësi me pronarin e truallit, më pas bashkia do të hartojë projektin për rivënien në punë të tregut të rrobave të përdorura me kushte dhe standade.

“Po shohim sipërfaqen dhe do marrim projektuesit, ulemi me zotërinë që ka tokën, që ta kthejmë si duhet por me rregulla dhe siguri. Nga një hall duhet ta kthejmë në një punë të mirë”, tha Beci.

Tregu i rrobave të përdorura u përfshi nga flakët pasditen e së premtes ndërsa policia tha se ngjarja ishte aksidentale me përgjegjës dy fëmijë, 9-vjec që i vunë zjarrin polesterolit me më pas flakët u përhapën me shpejtësi duke shkrumbuar gjithë mallin në treg. Po kaq flakët dogjën 5 banesa përreth tregut. Bashkia ka nisur verifikimin për dëmet në banesa dhe kompensim me vendim te keshillit bashkiak.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/06/2024 01:08

    Ka vend mjaftueshem po te keni pare qytete si Tirana e Durresi si eshte vepruar.Ato shtepi qe u dogjen ishin vjetersira pa vlere.Tregu mund te behet nje ose dy katesh dhe siper mund te shtohen dhe tre, gjashte kate duke marre parasysh dhe pretendimet e mundeshme te te zotit te tokes por dhe plan rregullimin e qytetit ne menyre qe te mos kete shkelje e abuzime,por edhe nese ndertohet ndonje ndertese shumekateshe me tregun si nje nga pjeset perberese,te mos stonoje per nga lartesia si /sore thumb/sic stonojne kullat ne Tirane.Pronarit mund t'i jepet e drejta per katet e tjera,kurse per pjesen e tregut,ose tregetaret t'i japin qira,ose t'a blejne te drejten e prones prej tij.

    Përgjigju
  • Dori: 18/06/2024 20:32

    Nuk mund te behet prap tregu mes shtepive e pallateve.Tregu behet ku ka hapsira dhe aty nuk esht vendi i duhur.

    Përgjigju
  • Banor i Qafhardhis: 18/06/2024 17:33

    Aty nuk ka më vend për atë treg! Bashkia të gjëjë ndonjë treg më të përshtatshëm për tregtimin e këtyre rrobave të përdorura, mundësisht të jetë në periferi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?