TIRANE - Drejtori i Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Ilirjan Muho ka reaguar lidhur me lajmin e dhënë të një media shqiptare për diegie të arkivës së ZQRPP, duke cilësuar një lajm të tillë si të pavërtetë.
Kryeregjistruesi Muho ka shpjeguar se zjarri i rënë dje nuk ka prekur aspak arkivën por siç thekson ai, ka shkaktuar vetëm djegien e një kabulli në tarracën e godinës së Hipotekës. Muho shprehu garancinë ndaj qytetarëve se dokumentacioni i tyre është i sigurtë.
Ditën e djeshme, tarraca e Hipotekës u përfshi nga flakët, ku shkak për këtë u bë djegia e një kabulli elektrik për shkak të ngarkesës së tij elektrike. Forcat e zjarrëfikëses të mbërritura në vendngjarje bënë të mundur shuarjen e flakëve pa pasoja.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com