Zjarri zhduk qytetin turistik në Kili, shkrumbohen 120 banesa nga flakët (VIDEO)

Më shumë se 120 shtëpi u shkatërruan nga zjarri teksa flakët ‘gëlltitën’ pyjet në qytetin kilian të Valparaíso, duke shkaktuar evakuim në masë të popullsisë

Flakët që filluan në kodrat përreth qytetit bregdetar u përhapën me shpejtësi në zonat e  banuara.

Për momentin, nuk ka raporte për viktima.

Kryebashkiaku i qytetit, Jorge Sharp tha se për fikjen e zjarrit janë mobilizuar zjarrfikës dhe helikopterë.

Vatrat e zjarrit kanë shkaktuar katastrofa në shumë pjesë të botës në vitin që po largohet, duke sjellë dëme të mëdha në Australi, në Brazil, Indonezi, e deri në Arktik.

Shkencëtarët mendojnë se ndryshimet klimatike nuk janë shkaku direkt i zjarreve, por kanë paralajmëruar se një mot i nxehtë me klimë më të thatë do të kontribuojë në shpeshtimin dhe intensifikimin e fenomeneve ekstreme të natyrës.

kili.jpg" style="height:439px; width:780px" />

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë