Zog në furrë me bizele, karrota e patate nga zonja Albana

Zog në furrë me bizele, karrota e patate

Përbërësit:

  • 1 zog 1 kg
  • 4-5 lgj gjalpë
  • 1 gotë bizele
  • 4-5 karrota
  • 5-6 patate
  • 1/2 gotë verë
  • 4-5 domate
  • 1 kokërr qepë
  • 1 tufë majdanoz 
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim zogun në racione, e lajmë dhe e thajmë mirë. Më pas e pudrosim me kripë e piper, e kalojmë pak në miell dhe i skuqim me pak gjalpë nga të gjitha anët. Hedhim qepën e grirë në kubikë të vegjël dhe e kaurdisim, më pas e shuajmë me verë dhe shtojmë domatet të prera në feta të vogla. Hedhim pak ujë dhe e vendosim tavën në furrë që zogu të piqet përgjysëm. Gjatë kësaj kohe, bizelet i përvëlojmë në ujë të vluar dhe së bashku me karrotat të prera në feta i kalojmë pak në tigan me pjesën tjetër të gjalpit që mbeti dhe i bashkojmë me mishin. Nga fundi i pjekjes (15 minuta) shtojmë edhe patatet e prera e të kaluara në tigan me gjalpë që të përfitojnë pak ngjyrë. Shtojmë kopër në tavë, majdanoz të grirë hollë, pak ujë në qoftë se ka nevojë si dhe kripë e piper. E mbulojmë me kapak dhe e vendosim përsëri në furrë që të përfundojë pjekja edhe për 20 minuta të tjera.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça!  Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi

Komisionin ‘TIMS’/ Dëshmia në mesnatë e ish-shefit të IT së policisë, Ervin Muça! Lë arrestin e shtëpisë, policia e shoqëron në kryesi