Zogaj:Poezia s'shitet në Panair,por
ju rrëfej politikanët që e lexojnë

Zogaj:Poezia s'shitet në Panair,por<br />ju rrëfej politikanët që e lexojnë<br>
Librat dhe vëllimet me poezi janë ato që shiten më pak në Panairin e Librit në Tiranë. Kështu ka pohuar poeti Preç Zogaj i cili ka promovuar edhe poezitë e tij më të reja në librin që titullohet “In Love” me  101 poezi dashurie.

"Sigurisht që botimi i librave me poezi ka dhe vështirësi sepse edhe lexuesit nuk janë shumë janë pak. Poezia kështu ka qenë thuajse për herë, një gjë elitare jo shumë popullore, por poetët vazhdojnë ta shkruajnë sepse është pasion", u shpreh Zogaj.

Preç Zogaj, i spikatur si poet i njohur në vitet ‘85-‘90, një pjesë të karrierës së tij e ka bërë si politikan.  Vitet e fundit është tërhequr nga politika dhe i rikthehet poezisë.

"Disa politkanë lexojnë, varet se si janë edukuar. Besoj se politikanët lexojnë, nuk mund ti akuzojë se nuk lexojnë. Politikanët kryesorë lexojnë edhe poezi. Berisha për shembull ka lexuar gjithmonë poezi, Rama ka lexuar ka bërë edhe një kopertinë të një libri tim dikur, Basha lexon sepse edhe e shoqja shkruan, Grida Duma lexon, Musa Ulqini lexon, më kalojnë nëpër mend tani shumë emra, ka që lexojnë poezi.”, tha Zogaj.

Poezia është për lexuesit elitarë, kur edhe ajo vetë është elitare. Po poezia e rëndomtë çfarë ndikimi ka tek lexuesi.

 “Ka vërshuar në rrjetet sociale kjo mania virale e bejteve. Unë besoj se nuk e rrezikojnë poezinë sepse këto janë bejte, një pjesë e madhe e tyre nuk janë poezi, por lexuesit e poezive e dinë ku janë poezitë”, sqaron Zogaj.

Në Panairin e librit në Tiranë botuesit pohojnë se interesi më i madh i atyre që blejnë  librat është për romanet, librat historikë dhe shkollorë. Ndërsa librat poetikë blihen rrallë.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë