Në puntatën e sotme e ftuara në kuzhinë ishte bashkëshortja e ambasadorit zvicerian në Shqipëri zonja Maya Wittwer, e cila solli kuzhinën zviceriane duke gatuar 4 receta të ndryshme: mus me çokollatë, rosti, copëza viçi alla Zurih dhe spinaq me vezë e djath.
Me një finesë në gatimin e recetave por edhe me kujdesin e duhur edhe për estetikën e pjatave zonja Maya përgatiti 3 recetat zviceriane dhe një recetë shqiptare.
Mus me çokollatë
Çokollatë 200 g
Ujë i nxehtë
Të bardha veze 2 kokrra
Sheqer 1 lugë kafeje
Pana 150 ml
Përgatitja:
- Copëtojmë çokollatën në copa të mëdha dhe i vendosim në një tavë.
- Rrahim të bardhat e vezëve, shtojmë sheqerin e vazhdojmë të rrahim vezët derisa të krijohet një masë e plotë si dëborë.
- Rrahim panën
- Mbulojmë krejtësisht copat e çokollatës me ujë të përvëluar. I lëmë kështu për pak minuta, derisa të përfitojmë një masë të butë e më pas kullojmë ujin e tepërt.
- Bashkojmë çokollatën e shkrirë me panën dhe të bardhat e vezëve të rrahura.
- I fusim në frigorifer
Copëza Viçi Alla Zyrih
Vaj
Mish viçi 500 gr
Kripë, piper
Gjalpë
Qepë e prerë në rripa 1 kokërr
Miell për spërkatje 1 lugë
Kërpudha Parisi, të prera hollë 200 gr
Verë e bardhë e thatë 100 ml
Krem pana i përzier me 1 lugë kafe nisteshte misri 150 ml
Lëng mishi ose ujë 100 ml
Gjethe dafine 1
Kripë, piper
Përgatitja:
- Ngrohet furra përpara në 60 gradë celcius. Vendoset brenda një tave edhe pjatat. Nxehet mirë vaji në tigan. Shtohen copëzat e mishit, të cilat kuvardisen rreth 3 minuta. Hiqen nga zjarri, kriposen, piperosen dhe ruhen diku në të ngrohtë. Ulet gradacioni i vatrës dhe pastrohet me sfungjer fundi i tiganit.
- Nxehet gjalpi në të njëjtin tigan. Kuvardiset qepa, shtohen kërpudhat dhe trazohen për rreth 2 minuta. Spërkaten me miell dhe përzihen mirë.
- Lagen me verë, shtohet gjethja e dafinës dhe ulet gradacioni në zjarr mesatar.
- Përzihet mirë kremi dhe shtohet lëngu i mishit (apo uji) dhe e gjithë masa lihet të ziejë. Ulet zjarri dhe lihet masa në tigan për rreth 3 minuta derisa salca të lidhet. Rregullohet shija me kripë dhe piper. Kësaj mase i shtojmë mishin që kishim lënë mënjanë.
- Hidhet masa në një pjatë dhe spërkatet me majdanoz të grirë.
Rosti
Patate fushe të zjera me lëkurë 1 kg
Krip 1 lugë kafe
Vaj
Gjalpë
Përgatitja:
- Grijmë patatet me një rende në tas dhe hedhim kripën.
- Nxehim vajin në një tigan.
- Shtojmë patatet sa të marrin një faqe për 5 minuta duke i kthyer në tigan herë pas here.
- Me anë të një spatule krijojmë një lloj piteje me patatet (rosti), nuk i kthejmë më.
- I skuqim për rreth 15 minuta pa kapak në zjarr të mesëm.
- Vendosim një pjatë të sheshtë mbi tigan, kthejmë rostin mbi pjatë.
- Hedhim pak vaj në tigan, vendosim sipër rostin, e skuqim edhe për rreth 15 minuta pa kapak.
- Shtojmë pak gjalpë para servirjes.
Por zonja Maya nuk përgatiti vetëm gatime tradicionale zviceriane. Ajo solli në kushinën e A1 Report për të gjitha amvisat edhe një recetë shqiptare.
Spinaq me vezë e djath
Spinaq 600 gr
Qepë të njoma 1 tufë
Hurdhër 2 thelpipnj
Vaj ulliri 1 lugë gjelle
Gjalpë 1 lugë gjelle
Vezë 4 kokrra
Piper i zi
Arrë moskat
Djath i bardhë 150 gr
Prej një viti zonja e parë e ambsadorit zvicerian ndodhet në Shqipëri duke filluar të mësojë dhe kuzhinën shqiptare. Por, përveç kësaj ajo ka mësuar dhe të komunikoi në gjuhën shqipe.
Në Zvicër patatja është produkti më i përdorur, e cili nuk mungon, sipas zonjës Maya, asnjëherë në tryezat zviceriane. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)