Zonja e parë e Francës dhe
dashuria mes 3 burrave

PARIS- Zonja e parë e Francës, Valerie Trierweiler vihet sërish në qendër të vëmendjes. Një libri biografik zbulon se përveç presidentit të Francës shoqërohej dhe me dy meshkuj të tjerë.

“La Frondeuese (i shqipëruar “Ngatërrestarja”), është libri biografik i cili zbulon se gazetarja tashmë partnere e presidentit francez nuk shoqërohej vetëm me presidentin Hollande, dhe ish bashkëshortin e saj, gazetarin e ri Denis Trierweiler. Autorët e librit Alix Bouilhaget dhe Christophe Jakubyszyn pretendojnë se një mashkull i tretë ishte përfshirë në jetën e saj. Ai është Patrick Devedjian, një politikan francez i krahut të djathtë, ish ministër i rimëkëmbjes ekonomike në qeverinë e Sarkozisë.
Valerie Trierweiler
(ne foto Devedijan, Valerie Trierweiler e presidenti Hollande)

Sipas librit lidhja mes gazetares Trierweiler dhe Devedjian ka zgjatur disa vite dhe përfundoi vetëm kur Devedjian nuk pranoi të linte bashkëshorten tij 30 vjeçe. Gjatë kësaj kohe Valerie frekuentonte dhe Hollande dhe jetonte me bashkëshortin e saj, Denis, bëhet e ditur në libër. Të dy ,si zonja Valerie Trierweiler dhe zoti Devedjian kanë deklaruar se do të padisin autorët e librit për mashtrim dhe cënim të intimitetit.

Historia e fundit e në të cilën u përfol Valerie Trierweiler, partnerja e Hollande ishte mesazhi në twitter me të cilën mbështeste kundërshtaren politike të ish bashkëshortes së Hollande në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Me Segolene Royal presidenti Hollande ka 4 fëmijë. Trieweiler kërkoi ndjesë duke pranuar se kishte bërë gabim.
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet