Urimeve për ditëlindjen e Beyonce i është bashkuar dhe Michelle Obama dora vetë! Zonja e Parë e ka bërë gjithnjë të ditur që ka një 'dobësi' të veçantë për këngëtaren dhe këtë e ka treguar edhe në urimin e publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Twitter të premten.

Ajo e ka falënderuar 34-vjeçaren për shembullin që jep për të gjitha vajzat e reja në botë. Sa me fat duhet të ndihet 'Bleta Mbretëreshë' që Zonja e Parë e ShBA-ve ka kushtuar një urim vetëm për të në sytë e gjithë botës.
michelle obama
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)