Zonja e parë e SHBA Michelle 
Obama viziton panairin Expo Milano 

Zonja e parë e SHBA Michelle <br />Obama viziton panairin Expo Milano 
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama ka vizituar Expo Milano, në "Palazzo Italia".

Ajo është shfaqur me një fustan plot ngjyra të firmës Missoni  si dhe ka qenë e shoqëruar nga vajzat e saj Sasha dhe Malia dhe nga nëna e saj Marian Robinson.

Personazhe të tjera të njohura të cilat kanë pritur zonjën e parë të SHBA-së ishin edhe bashkëshortja e kryeministrit italian Renzi dhe gjithashtu personalitete të qeverisë aktuale italiane.

Pasi ka vizituar “Palazzo Italia”, Obama ka vijuar vizitën e saj duke takuar disa studentë të “International School di Baranzate”.

Michelle është shprehur se ata duhet të ndihen me fat që janë të aftë të gjejnë zgjidhje për situata të ndryshme të cilat ndihmojnë për të ndryshuar botën.

michelle obama

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar

Pritet arrestimi i tij, Salianji: Janë publikuar dokumente! Kam denoncuar grupe kriminale dhe zyrtar të korruptuar