Zonja e Parë, Melania Trump mbërrin në Kajro të Egjiptit

Zonja e Parë, Melania Trump mbërrin në Kajro të Egjiptit

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump  mbërriti sot në Kajro të Egjiptit ku u përshëndet në një ceremoni nga presidenti Abdel Fattah al-Sisi dhe bashkëshortja e tij, Entissar.

Menjëher pas një vizite në pallatin presidencial dhe një ndalese në ambasadën amerikane në Kajro, Zonja e Parë vizitoi piramidat dhe Sfinksin e Madh.

Ndërsa Egjipti është ndalesa e fundit e Trump në turneun afrikan ku ajo vizitoi katër vende, përfshirë Kenian kur ajo shkoi në dy jetimore, një për fëmijë dhe një për elefantë.

Rojtarët e pyllit e kanë njohur zonjën e parë me hapat që po merren në Kenia për të ruajtur popullsitë e elefantëve dhe rinocerontëve, që janë reduktuar nga gjuetarët pa leje.

Gjithashtu Trump vizitoi edhe një jetimore në Nairobi, ku shumica e fëmijëve i kanë prindërit në burg.

Ky ishte udhëtimi i parë i Trump në Afrikë dhe udhëtimi i parë i gjatë ndërkombëtar si Zonjë e Parë. Ajo shkoi edhe në Ganë dhe Malavi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja