Fatimja ishte vetëm 23 vjeçe kur u martua me Mustafa Tllarin.
Në vitin 1992 kur ajo ishte në moshën 29 vjeçe mbetet shtatzënë dhe pas disa analizash të bëra asaj i kishin thënë se do bëhej nënë e dy fëmijëve, pra priste binjakë. Kur erdhi dita për të lindur ajo shkon në Maternitetin e Durrësit, atje ku i japin në krahë vetëm njërin fëmijë dhe i thonë që ke pasur vetëm një që ia vuri emrin Muhamed.
Mbas një viti vjen në jete djali tjetër i familjes që quhet Elton, i cili sot është 25 vjeç. Para 4 vitesh, pra në vitin 2015, në një aksident Muhamedi vdes dhe tani asaj i ka mbetur vetëm njëri djalë , Eltoni.