‘Zoti Berisha, kujdes....’ ‘Divorci’ i Rithemelimit me Evi Kokalarin! Aktivistja amerikane nxjerr në skenë dhe emrin e Shkëlzen Berishës

‘Zoti Berisha, kujdes....’ ‘Divorci’ i Rithemelimit me Evi Kokalarin! Aktivistja amerikane nxjerr në skenë dhe emrin e Shkëlzen Berishës

Evi Kokalari

Po thellohet lufta mes aktivistes shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari dhe Sali Berishës. Deri para disa javësh duket se na marrëdhënien e tyre kishte një “kimi” dhe “dashuri platonike” por duket se tashmë edhe amerikania e fundit i ka kthyer shpinën Berishës.

Pas sulmeve që bëri pak ditë më parë për garën në PD, Kokalari e ka kërcënuar Berishën. Ajo e ka krahasuar veten me ‘Kalin e Trojës”, teka ka shtuar se në “Foltore” erdhi me ftesë të Shkëlzen Berishës. Kjo deklaratë është e fortë, pasi emri i djalit të ish-kryeministrit del në çdo skandal, njëri prej të cilëve u mësua dje nga goja e zonjës Kokalari, e cila pretendon se në Partinë Demorkatike dhe në “Foltore” u katapultua me ndihmën e Shkëlzen Berishës Megjithatë, ky i fundit nuk e ka për herë të parë që lakohet se është përfshirë në afera korruptive dhe kriminale. Dy madje ia ka përmendur edhe Ilir Metaj, sot aleati i Berishës, i cili kur ishte kryetar i Kuvendit, u vendos në qendër të sulmeve të ish-kryeministrit Berisha.

“Edhe diplomatët “top notch” i keni!! Po, po Kali i Trojës jam. Kali i Trojës së të djathtës Shqiptare. Jam Kali i Trojës i demokratëve të ndershëm që ju dhanë me shpirt për të mbrojtur dinjitetin e Sali Berishës. Ama, kur ju të gjithë talleni me dinjitetin tonë duke vjedhur pa pikë turpi votën, armiku jemi ne, jo ju!!!

Ju njerëz, as “damage control” nuk dini të bëni. Ndërkohë që po mundoheni të më etiketoni si të blerë dhe të shitur, akoma, asnjë nga ju nuk ka adresuar vjedhjet e garës së Forumit Rinor. Sepse gara është thelbi. Dhe z. Berisha, kujdes, se Kokalarët nuk janë Grekë. Patriotizmin dhe besnikërinë ndaj Shqipërisë kemi një shekull që e kemi vërtetuar. Ju as besnikërinë ndaj demokratëve nuk po e justifikoni dot. Oh, se harrova; nuk u vet ofrova. Me solli Shkëlzeni nëpërmjet Çim Pekës”, shkruan Kokalari.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • psikologu ne brrake: 07/10/2022 18:30

    SI MUND te vish ne shqiperi ,,,se te ka thirrur cim peka,,,,,njeriu me i peshtire ne sherbim te sali kermes,,,,paske qene keq per leke moj evi,,,,,prandaj paske pranuar,,,,,ti te rrosh sa te duash moj evi,,,por mendja te paska lene.....////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg