Zotimi i Fatmir Mediut: Nëse vimë ne në pushtet, për 4 vjet do e anëtarësojmë Shqipërinë në BE (VIDEO)

"Unë kam bindjen që me reforma të thella, me një qeverisje të drejtë, që buron nga vota e shqiptarëve, qeveris me shqiptarët, për interesin e shqiptarëve, padyshim brenda 4-vjeçarit të parë, do ta bëjmë Shqipërinë vend anëtar të Bashkimit Europian, falë reformave që kanë në radhë të parë interesin kombëtar si prioritet, interesin e Shqipërisë, luftën kundër krimit të organizuar”, kështu u shpreh Fatmir Mediu, gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Laprakë.

Ndër të tjera ai u bëri thirrje të gjithë të rinjve për pjesëmarrje sa më të madhe në politikë. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do të kenë mundësi të vendosin për të ardhmen e tyre.

"Duhet patjetër që të angazhoheni në politikë, është jashtëzakonisht e rëndësishme. Politika është një marrëdhënie e domosdoshme në një shoqëri demokratike, për të vendosur dhe për të ndryshuar, dhe më mirë të jemi aktorë sesa të bëhemi spektatorë të jetës sonë. Ë nga ne do ta sodisë fatin e vet. Në qoftë se do ta sodisim do të jemi viktimë, të tjerët do të vendosin për ne. Në qoftë se do të debatojmë me njëri-tjetrin, do të angazhohemi në politikë, atëherë padyshim që do të kemi mundësi të vendosim për fatin tonë dhe për fatin e familjeve tona, të njerëzve tanë dhe të shoqërisë shqiptare. Prandaj unë jam i lumtur dhe e them me sinqeritet që shikoj Xhinon dhe shumë të rinj, të cilët bashkohen në rrugëtimin politik, për të bashkuar shqiptarët drejt Shqipërisë Europiane" - tha Mediu.

Duke theksuar nevojën e bashkimit të së djathtës, Mediu vlerësoi rolin dhe historinë e së djathtës:

“Historia e ka vendosur të djathtën në anën e duhur, atje ku ka qenë interesi ynë kombëtar dhe këtu duhet që Partia Demokratike, Partia Republikane dhe gjithë e djathta, t’i thërrasë kujtesës së vet historike. Historia e së djathtës ka filluar që në kohën e komunizmit, me të gjithë ata që u persekutuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që u shpronësuan nga sistemi komunist, me të gjithë ata që besuan në Zot në kohën e sistemit komunist, ata njerëz që me besimin në Zot, dinin të ndërtonin shpresë dhe besim te njerëzit, u sakrifikuan me qindra klerikë” - tha Mediu.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi: 30/11/2020 17:50

    Po erdhi ky horri ne pushtet nje gje eshte e sigurte ne Gerdec do ngrihet kombinati i cmontimit te raketave berthamore te dala nga sistemi, pra raketat prodhom para vitit 2000 nga gjithe bota do zmontohen ne Gerdec.do punesohen 10 mije fakire, drejtor teknik Xeni drejtor finance Nafije dybeku, shef sigurije i kombinatit Flamur horri i molotovit.

    Përgjigju
  • Turi: 30/11/2020 17:03

    Hahahahaha as per 400 vjet nuk na cono dot ju maskarenj te felliqur

    Përgjigju
  • Lapraks: 30/11/2020 14:53

    Ky don nje hu ne by... e ti dale ne gurrmaz e pak e ka.

    Përgjigju
  • Kacidhe: 30/11/2020 14:47

    O pusht o vrases ty te kullojnev duart gjak kerkon pushtet. Haj mer ket temin boll e ke.

    Përgjigju
  • [email protected]: 30/11/2020 14:30

    Per 4 vjet hidhe ne ere gjithe Shqiperine se ia more doren! Duhet te ishe ne burg mer vrases, te flisje me pellumbat tani!

    Përgjigju
  • Mirditor: 30/11/2020 14:15

    As ni vot nuk e meriton.

    Përgjigju
  • Sifi: 30/11/2020 14:14

    O i pacipe ,cfar pushtet kerkon ti mer vrases ?Po ti dhe Luli dhe Saliu jeni kriminelet e jetij vendi.A nuk ishit ju ne pushtet qe vodhet vrate dhe e nxirret Shquperine nudo ,pa para ne banka ? Sikterr fare e keqe.Nese shqiptaret te votojne ty me keq ju befte

    Përgjigju
  • Fieri: 30/11/2020 14:12

    Po ik o i biri ku*ves..se te njohim mir kush je ,genje andej nga tirana ti po fieri te njeh dhemb e dhemball bir kurve je..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja