Zotkaj: Dënimin në diktaturë
e deklarova, Llalla qesharak!

Zotkaj: Dënimin në diktaturë<br />e deklarova, Llalla qesharak!
Kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka reaguar për herë të parë pas kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit, pasi preket nga ligji i dekriminalizimit.
 
Zotkaj shprehet se akuzat janë politike, ndërsa kërkesën e Kryeprokurorit Llalla e cilëson si qesharake, ndërsa thotë se dënimin në kohën e diktaturës e ka deklaruar.
 
"Prokuroria ka thuajse një vit që kërkon në gjithë botën për mua e nuk gjen asnjë fakt, qoftë edhe minimal, e konsideroj qesharake kërkesën e prokurorit televiziv, jo ligjor, për të më ndërprerë mandatin për një gjobë 200 lekëshe, me të cilën jam dënuar si i mitur nën diktaturë.
 
Dua te sqaroj se këtë dënim e kam deklaruar vete në KQZ ashtu si dhe 19 deputet të tjerë, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kërkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria
" deklaroi ai.

Por, prokuroria thekson se njeh vetëm formularin që është dorëzuar brenda afateve dhe jo atë jashtë datës së përcaktuar, kur kryebashkiaku thotë se e ka deklaruar dënimin.

Megjithatë ai vazhdon më tej duke deklaruar se "nuk fshihem dhe do përballem publikisht e ligjërisht me këtë krim po aq ordiner sa ordiner është i akuzuari i prokurorisë që është blerë në këtë përpjekje kriminale".
 
Adriatik Zotkaj mbyll reagimin e tij duke thënë se përgjigjen  më të mirë ata që më akuzojnë do ta marrin në 18 Qershor me fitoren e PS dhe Edi Ramen .
 
Prokuroria kërkoi pak ditë më parë nga KQZ që Tërmet Peçit të Tepelenës dhe Adriatik Zotkajt të Poliçanit, t'iu hiqet mandati, pasi nuk kanë deklaruar dënimet.
  
Deklarata e plotë e Adriatik Zotkajt
jam zgjedhur kryetar I bashkise se ketij qyteti per kater mandate rresht; populli ka votuar lirisht, madje kur ne pushtet nuk ka qene Partia ime, partia socialiste por partia demokratike, sali berisha .

Qytetaret me kane zgjedhur per punen, sherbimin tim ndaj tyre. E kane patur te thjeshte te ishin me pushtetin, pra me qeverine, por, me zgjodhen mua dhe une, me shpirt e pasion, pune te perditshme kam bere gjithcka per te ndryshuar jeten e jetesen e tyre me ndihmen e Edi Rames .

Nisur nga ky fakt, deklaroj publikisht dhe mbaj pergjegjesi per kete, une nuk kam lidhje e as kam konsumuar kurre, vepra penale, krime nga ata qe listohen ne ligjin e Dekriminalizimit. Po e perseris, asnje krim e asnje lidhje me ndonje krim.

Pikerisht se eshte keshtu, por edhe per faktin se Prokuroria ka thuajse nje vit qe kerkon ne gjithe boten per mua e nuk gjen asnje fakt, qofte edhe minimal, e konsideroj qesharake kerkesen e prokurorit televiziv, jo ligjor, per te me nderprere mandatin per nje gjobe 200 lekeshe, me te cilen jam denuar si I mitur nen diktature. Dua te sqaroj se kete denim e kam deklaruar vete ne Kqz ashtu si dhe 19 deputet te tjere, si Sali berisha, Ristani , Ndoka etj ,pa ma kerkuar ky institucion apo dhe vete prokuroria.

Dokumentat jane ligjore dhe jane ne Kqz, kerkund tjeter. Cdo perpjekje tjeter, nxitur nga prokuroria politike e Shqiperise, duke perdorur kriminele ordinere, eshte krim me vete, ska lidhje fare me mua, por vetem per qellime elektorale .

Une jam njohur nga media me kete perpjekje te re, te ulet e kriminale ,nuk fshihem dhe do perballem publikisht e ligjerisht me kete krim po aq ordiner sa ordiner eshte I akuzuari I prokurorise qe eshte blere ne kete perpjekje kriminale.

Tashmè jam mesuar ,qè nè çdo fushatè elektorale tmè bèjnè kriminel ,mè pas çdo gjè harrohet sikur ska ndodh kurrè .!
Per tè gjithè ata qe mundohen tè baltosin figuren time ju them se ;

Pergjigjen  mè tè mirè do ta merrni ne 18 Qershor me fitoren e Ps dhe Edi Ramen .
 


  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg