Përbërësit:
- 1 pako biskota
- 1 litër qumësht
- 3 lugë gjelle niseshte
- 4 lugë gjelle sheqer
- 2 vezë
- Reçel luleshtrydheje për servirje
Përgatitja:
Në një tenxhere përziejmë qumështin, niseshtenë, sheqerin dhe vezët. I vendosim në zjarr mesatar duke i trazuar vazhdimisht derisa masa të trashet dhe të bëhet si krem. Shtojmë biskotat e copëtuara dhe i përziejmë lehtë. E ndajmë masën në kupa ose tasa të vegjël. Sipër vendosim reçel luleshtrydheje dhe pak biskota të thërrmuara për dekor. E lëmë në frigorifer për rreth 2 orë para se ta shërbejmë.
Këshilla nga Albana: Nëse dëshironi një shije më të pasur, shtoni pak vanilje ose lëkurë limoni të grirë në krem gjatë zierjes.
Komente











