VLORË- 120 çadra dhe shezlongë janë sekuestruar në një plazh në Lungomare të Vlorës. Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Plazhi i lirë’, u sekuestruan çadrat dhe shezlongët të cilët ishin vendosur në një hapësirë publike duke zënë plazhin publik për pushuesit.
Po ashtu, policia ka vënë në hetim administratorin e subjektit të paregjistruar në organet tatimore, I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.
Ai kishte zënë hapësirën publike në plazh pa marrë leje në organet përkatëse për të vendosur çadra dhe shezlongë.
“Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga Komisariati i Policisë Vlorë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I. B., 55 vjeç, banues në Vlorë.
Shërbimet e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Vlorë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 120 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Lungomare”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojë intensivisht në qarkun Vlorë.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 2955
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ U kap me makinë “Range Rover” të vjedhur në Itali, Policia procedon për trafik mjetesh 34-vjeçarin
27 Nëntor, 13:16
-
Himarë/ Plagosi me thikë burrin e motrës, arrestohet 27-vjeçari
27 Nëntor, 12:52
-
Reportazh/ Fshati Bajkaj i Delvinës në 'luftë' me etjen! Një dramë njerëzore mes premtimeve të pambajtura dhe shterimit të burimit të ujit
27 Nëntor, 10:27
-
Vlorë/ 250 punonjës të Fasonerisë në protestë për kushtet e punës, 8 muaj nuk paguhen siguracionet
27 Nëntor, 09:06
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
Shisnin fishekzjarrë pa leje në Vlorë, në hetim pronarët e 3 dyqaneve
23 Nëntor, 11:20
-
Fusha e mbetjeve në Vlorë 2 ditë në flakë, tymi mbulon zonën! Banori për Report Tv: Problem i madh, bllokohemi me erën e mbeturinave (VIDEO)
23 Nëntor, 08:29
-
Vlorë/Sërish zjarr në fushën e mbetjeve! Zjarrfikësit në 'luftë' me flakët (VIDEO)
22 Nëntor, 18:31
-
Aksident në fshatin Lapardha të Vlorës! Shoferi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga
22 Nëntor, 16:46
-
Moti i keq përfshin Vlorën, mbetet i pezulluar lundrimi në det! Ndërprerje energjie në disa zona
22 Nëntor, 12:44
Ketyre qe u sekuestrojne cadrat e shezlonge ne plazhet publike duhet t'jua kthejne keto kur te mbaroje sezoni,aty nga tetori,nentori qe te vene mend per here tjeter.Do te doja qe /Shqiptarja/ te bente nje hetim,sa prej ketyre perfundojne me te vertete para gjykatave dhe cfare denimi/penalizimi marrin rregullisht,po keshtu dhe per ata te skafeve,motorve te ujit dhe gomoneve qe shkelin rregullat.Bile ketyre te dyteve u duhet bere nje regjster per shkelje sic e kane shoferet e zakonshem.Nese jane perserites te pandreqshem,t'ju shtohet denimi.
PërgjigjuE kam thene dhe do vazhdoj ta perseris. Ne te gjithe planetin Toke, hapesira ne bregut e duhet te jete e te gjitheve, dmth 100% publike. Por edhe nese shteti deshiron te perfitoje, duhet mos te abuzohet. Duhet sanksionuar ne kushtetute qe hapesira e bregut te detit nuk duhet te jete me shume se 20% privat dhe 80% publike, KUDO...
PërgjigjuKontrollet duhet te jene te vazhdueshme sepse nuk ka hapesira per plazhe publike
PërgjigjuLe te vazhdojne dhe me Orikumin e njejta pamje dhe atje se kryetari I bashkise fle gjume ne kembe dhe policia ndertimore e korruptuar.
PërgjigjuDhe une per Orikumin do shkruaja. Skandal atje. Sidomos kur shkon nga ana e bazes ushtarake detare, nuk ka me shume se 10 metra hapesire qe gjoja e kane lene publike, por vendosin cadra nga ato te lokaleve, dmth cadra te medhaja dhe nuk i heqin dhe zene gjysmen e asaj hapesire te vogel "publike".
Sakte