Zv/kryeministri i Kosovës: Brukseli
të reagojë mbi vendimet e Beogradit

Zv/kryeministri i Kosovës: Brukseli<br />të reagojë mbi vendimet e Beogradit
PRISHTINE- Qeveria e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Beogradit për themelimin e disa organeve në komunat kosovare. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se gjithçka që ndërmerr Beogradi do të trajtohet si ilegale.

"Çdo veprim jashtë marrëveshjes së 19 prillit dhe jashtë Kushtetutës së Kosovës , është dhe do të trajtohet si ilegal. Ne presim që një trajtim dhe reagim I tillë do të behet edhe nga BE dhe bota demokratike”, ka thënë Kuçi në një prononcim për "Express".

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka marrë vendimin për themelimin e organeve të përkohshme në Qytetin e Prishtinës dhe në komunat Novobërdë e Pejë, në territorin Kosovës. Këto organe do të kryejnë punë dhe kompetenca në këto njësi lokale të administrimit. Ky hap i Serbisë është ndërmarrë pikërisht në kohën kur dy palët janë duke zhvilluar bisedime. kohë më parë ato janë pajtuar për shuarjen e strukturave paralele.

Ditë më parë, kryenegociatorja Tahiri deklaroi se në bazë të dinamikës së bisedimeve që janë duke u zhvilluar, parashihet që deri më 30 shtator të shuhen të gjitha strukturat ilegale të sigurisë në veri të vendit.

Por, ajo shpreh besimin që në këtë datë do të përfundojë edhe logjika e barrikadave në pjesën veriore të vendit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024