Zv. ministri i Jashtëm: Konferenca e donatorëve dha sinjale për hapjen e negociatave! Këto janë tre proceset ku do fokusohemi

TIRANE- Zv. ministri i Jashtëm Etjen Xhafaj, ishte në studion e Repolitix për të folur lidhur me konferencën e donatorëve të mbajtur dje në Bruksel që mblodhi 1.15 miliardë euro për Shqipërinë dhe hapat e radhës që do të merrem për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Kemi një sinjal për hapjen e negociatave pas konferencës. Ne do të vazhdojmë punën. Për një muaj u përpilua raporti i dëmeve dhe u mbyll me sukses. Mendojmë se ka humbës në këtë proces dhe ajo është opozita. Donatorët kanë dhënë online ndihmë dhe kontributin e tyre për popullin shqiptar dhe në fund të ditës paratë janë aty", u shpreh Xhafaj.

Xhafaj tha se konferenca dha sinjale për hapjen e negociatave ndërsa e cilësoi integrimin si një prej objektivave kryesore të vendit duke e listuar krah rindërtimit dhe kryesimit të OSBE-së. "Mundësia është aty për këdo që do të kontribuojë, Kemi tre procese, rindërtimi, integrimi që është në një hap vendimtar dhe ai procesi tjetër ku jemi përfshirë për të treguar nivelin e politikës që është presidenca e OSBE-së", tha Xhafaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë