Zv/presidenti i Bankers Petrolium, Bayne Assmus në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e krijuar në fshatin Manzë pas shpërthimit të puseve të naftës ka thënë se nuk ka asgjë shqetësuese në lidhje me rrjedhjen e gazit dhe se janë marrë të gjitha masat për evakuimin e banorëve të zonës.

Lidhur me evakuimin e banorëve Assmus ka thënë se është vënë tashmë në zbatim plani i emergjencave. Ndërkohë referuar ankesave të banorëve të zonës zëvendës presidenti u shpreh se pasi të ketë kaluar situata e emergjencës atëherë do të shqyrtohen të gjitha ankesat.
 
Më poshtë deklarata e plotë e zv/presidentit të Bankers
Sot në mëngjes rreth orës 06:30 patëm një rrjedhje të pakontrolluar të gazit dhe me urgjencë kemi nisur punën për evakuimin e banorëve që jetojnë për rreth puseve ku ndodhi shpërthimi.
Unë nuk dua të spekulloj lidhur me shkaqet dhe fillimisht prioritet kemi pasur evakuimin e popullsisë. 
duke iu rikthyer sërish shkaqeve dua të pohoj se ky nuk është një fenomen që ndodh pasi ne kemi bërë shpime edhe herë të tjera dhe ska ndodhur një gjë e tillë.
Në po punojmë fort për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa për të përballuar këtë situatë kemi vënë në zbatim edhe planin e emergjencave.
Ndër të tjera dua të shtoj se gazi që rrjedh nga këto puse nuk është helmues, por ne po punojmë fort të vëmë situatën nën kontroll.
Lidhur me ankesat e banorëve unë dua të theksoj se ne do ti investigojmë të gjitha dhe do merremi pastaj me to.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)