Zëvendës presidenti Amerikan Joe Biden vlerëson pozitivisht progresin e Irakut kundër militantëve të Shtetit Islamik. Biden tha se isis ishte në offensive kudo në Irak 8 muaj më parë, por avancimi i tyre tashmë është ndaluar. Megjithatë, ai u kërkoi liderëve të Irakut të mos humbasin sensin e emergjencës politike që i çoi ata në këtë pikë. 

Deklarata e Biden erdhi para një takimi të planifikuar mes kryeministrin e Irakut Haider al-Abadi dhe presidentin Barack Obama javën e ardhshme. Sipas Biden ironia e të gjithë ironive është fakti se Iraku në fakt u ndihmua nga isis për të formuar qeverinë. 
Avancimi i shpejtë i militantëve esktremistë islamikë në Siri dhe Irak e futi gjithë rajonin në një situatë kaosi. Qeveria e Irakut ka rimarrë Tikrit nga isis javën e shkuar pasi kish rënë në duart e militantëve në qershor. 

Objektivi i ardhshëm që do të vihet nën shënjestrën e forcave ushtarake të Irakut është provinca e Anbar, që ndodhet nën kontrollin e isis. Më herët u njoftua se ISIS ka ekzekutuar 52 agjentë irakienë, pasi i mbante peng që prej vitit të kaluar kur mori kontrollin e provincës së Anbar.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)