Zv.ambasadori i SHBA shkon në PD, takon Tabakun! Nga shkallët e selisë blu lexohen emrat e delegatëve nga Vora, Rrogozhina e Kavaja pro 11 Dhjetorit

Selia blu vijon të përballet përgjatë ditëve të fundit me 2 realitete të ndryshme. Teksa takimet e zyrtarëve të lartë të diplomacisë amerikane me lidershipin blu shtohen, siç ishte ajo e kësaj të premteje mes zv.ambasadorit amerikan Demian Smith dhe nënkryetares së PD Jorida Tabaku, nga shkallët e selisë blu çdo ditë lexohen emrat e demokratëve që do t’i bashkohen të shpallurit ‘non grata’ prej Departamentit të Shtetit.

Vora, Kavaja dhe Rrogozhina u bënë degët e radhës që qartësuan numrin e firmëtarëve për 11 dhjetorin.

"Dega Vorë ka gjithsej 65 delegatë dhe kanë firmosur 54 prej tyre. Dega Kavajë ka gjithsej 117 delegatë, ku 78 prej tyre kanë firmosur pra 72 %. Dega e Rrogozhinës gjithsej ka 85 delegatë, ku 51 janë pro", u tha sot nga përfaqësuesit e këtyre degët në shkallët e selisë blu.

Partinë Demokratike e ndajnë vetëm 7 ditë nga mbajta e Kuvendit të iniciuar nga Berisha dhe vetëm 1 javë më vonë do të mbahet ai i 18 dhjetorit i thirrur nga Lulzim Basha.

Ditët më parë janë lexuar emrat e delegatëve që do t’i bashkohen Kuvendit të 11 dhjetorit të degës Paskuqan ku kanë firmosur 85%, Gjirokastër ku kanë firmosur 67 % e tyre dhe ajo e Elbasanit. Kujtojmë se edhe dega 6, 7, 9 e PD në Tiranë ka bërë publike emrat pro Berishës.

Në Partinë Demokratike janë thirrur dy Kuvende Kombëtare, një më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha, i cili ka paralajmëruar se se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu ede Sali Berishhën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja