Zvarritet gjyqi i 'Velierës' në Durrës,
protesta për largimin e specialistëve

Zvarritet gjyqi i 'Velierës' në Durrës,<br />protesta për largimin e specialistëve<br /><br>
Projekti “Veliera” që po ndërtohet pranë kullës veneciane në Durrës është bërë objekt i shtatë seancave të zvarritura gjyqësore. Seanca e radhës është mbajtur këtë të mërkurë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Durrës.

Kjo seancë gjyqësore edhe pse ka zgjatur rreth 2 orë, është shtyrë sërish, sepse pala paditëse kërkoi më tepër kohë për t’u njohur me përgjigjet e tre ekspertëve të zgjedhur.

‘Është një ekspertizë e cunguar e cila qëndronte neutrale në disa pika, por ne do të njihemi me të gjitha dhe brenda dy ditëve do të japim mendimet tona për këtë cështje. Ka një lloj frikë nga ekspertë të caktuar dhe janë marrë disa ekspertë të tjerë që kanë dhënë mendime të përafërta” tha Auron Kalaja.

Pala paditëse nuk ishte dakord me ekspertët e zgjedhur, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjykata. Avokatja e palës paditëse Mirela Jorgo deklaroi se edhe ekspertët e pranojnë se ka dëmtime

“Pretendimet tona në lidhje me ekspertizën. Projekti Veliera është në kundërshtim me ligjin.  Ne këtu insistojmë fort që të merren penalizimet në lidhje me këtë ndërtim të paligjshëm dhe pastaj të kalojmë në ndryshim projekti, që ka pretendime bashkia e Durrësit dhe që po insistojnë fort të thonë që të kemi ndryshim projekti meqë e kemi bërë këtë gabim”.

Sazan Guri në fjalën e tij theksoi se po shkelet ligji në mënyrë flagrante. “Ata pranuan që kemi të bëjmë me dëmtime të zonave arkeologjike. Ne nuk kemi punë me projektin që rindërtohet që gjoja ruan arkeologjike, ne kemi punë me ndaluar punimet me një zonë që quhet vepër e kryer kriminale”.

Seanca tjeter gjyqësore u caktua në datën 9 janar, ndërsa këtë të premte në datën 29 dhjetor, palët duhet të paraqesin pranë gjykatës përgjigje, saktësime edhe sugjerime nëse ka. Ekspertët duhet të përcaktojnë dëmtimet dhe të konstatojnë çfarë rrezikon ndërtimi këtij objekti.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit