Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shpërndarë në rrjetet sociale transmetimin live nga Reuters të protestës kundër investimit në Zvërnec që po zhvillohet në Tiranë, dhe shkruan se është i habitur sesi një protestë ‘lokale’ që sipas tij nuk ka më shumë se 2 mijë pjesëmarrës të kthehet në një spektakël ndërkombëtar.
Balla shkruan se që nga titulli që Reuters i ka vendosur video-lives (i cili përmend familjen Trump), duket se atyre ‘nuk ua ndien’ për Zvërnecin dhe për Shqipërinë, por sipas tij, kanë tjetër ‘hall’.
“Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta ‘aktorët’ pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër. PA KOMENT”, ka shkruar Balla.
Komente







