Për të trembëdhjetën ditë radhazi, në Tiranë po mbahet protesta kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, si dhe kundër establishmentit që dominon arenën politike në vend.

Protestuesit, tashmë kërkojnë jo vetëm anulimin e planit për ndërtimin e resortit, por përsërisin pambarim thirrjen për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e Sali Berishës, pwrfshirw  enturazhin e tyre politik.

Lajm në përditësim..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Aktivistja: Përflitet se SPAK do të ndërmarrë një hetim këto ditë për arrestimin e Ballukut në Parlament, kur të ndodh do të rrethojmë Parlamentin

Aktivistja Arlida Lleshi që deri muajin e kaluar ishte pjesë e partisë ‘Shqipëria Bëhet’, gjatë fjalës së saj para kryeministrisë teksa përgëzoi punën e SPAK, tha se këta të fundit do të ndërmarrin një hetim këto ditë për arrestimin e Belinda Ballukut në Paralament.

Ajo nënvizoi se kur të ndodh kjo gjë protestuesit do të shkojnë të rrethojnë Parlammentin.

“Që nga momenti që nisi kjo protestë Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë dy aksione: 1 pari është kur nisi hetimi për pronësinë për çështjen e Zvërnecit dhe i dyti ishte aksioni i sotëm kur vendosi të godasë grupin narko-ndërtimin. Fati i Shqipërisë është kryqëzim janë ata që duan modelin Dubait, modelin e kullave, parave të pista dhe ne që duam modelin e europian, modelin e shtetit të së drejtës. Që ta fitojmë këtë betejë kemi nevojë për drejtësi të vendosur dhe të pavarur. Ne e përgëzojmë SPAK për punën që ka bërë deri tani dhe shpresojmë që ta thellojë hetimin. Përflitet se SPAK do të ndërmarrë edhe një hetim këto ditë për arrestimin e Ballukut në Parlament”, tha ajo.

Ora 19:54
Aktivisti i Adriatik Lapajt 'rrëmben' protestën për Zvërnecin: Patronazhistat në turmë mos të provokojnë

Ndër protagonistët e protestës që po mbahet në Tiranë kundër qeverisë dhe ndërtimit të resortit në Zvërnec, është Ilir Xhemalaj, i njohur për angazhimin e tij krah Adriatik Lapajt në partinë “Shqipëria Bëhet”.

Edhe protestën e 13-të, ashtu si ato paraardhëse, po e moderon vetë Xhemalaj, i cili sot pretendoi se në mesin e turmës ka anëtarë të Partisë Socialiste që po provokojnë trazira.

“Doja të bëja një thirrje për të gjithë ata patronazhistë provokatorë që janë futur në turmë. Ne jemi protestues të qetë. Ne jemi shqiptarë të lirë. Qëndroni larg, sepse do t'ju identifikojmë të gjithëve, një nga një”,- tha Xhemalaj.

Ora 19:43
Protestuesit linçojnë mbështetësit e PS, i ndjekin me vrap

1781286468_protesta.jpg

Protestuesit para kryeministrisë kanë linçuar mbështetësit e PS.

Siç shihet një grup nga turma i kanë ndjekur nga pas me vrap.

Pas kësaj situate ata më pas kënduan në kor himnin kombëtar.

Ora 18:59
27-vjetori i Çlirimit të Kosovës, protestuesit 1 minutë heshtje për të rënët e luftës

 Edhe këtë të premte para Kryeministrisë po mbahet protesta për Zvërnecin.

Para nisjes së fjalimeve, protestuesit mbajtën 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të luftës së Kosovës.

Më 12 qershor 1999, pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s kundër objektivave ushtarake dhe policore serbe, trupat e Aleancës Veri-Atlantike hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës.