Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga një resort në një ishull në Katar, një ndër destinacionet më të vizituara në Lindjen e Mesme, i ndërtuar nga dy vëllezërit Alkhayatt, investitorë të resortit luksoz që pritet të zhvillohet në Zvërnec.
Ky reagim i shefit të qeverisë vjen pas një seri protestash që janë zgjeruar në disa qytete të Shqipërisë, kundër këtij projekti në Zvërnec.
Rama në postim thotë se dy vëllezërit Alkhayatt me një reputacion të arrirë në fushën e biznesit dhe të investimeve në fushën e turizmit, nuk vijnë në Shqipëri për të shkatërruar imazhin e tyre, duke kundërshtuar të thënat e qytetarëve se ‘një zonë e mbrojtur po betonizohet’ apo se ‘nuk po ruhet biodiversiteti’.
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Ky ishull është në Katar dhe është një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Lindjes së Mesme, i cili administrohet nga brandi prestigjoz Anantara.
E dini kush e ka zhvilluar?
Dy vëllezërit Alkhayatt, pikërisht bashkëpronarët e konglomeratit Poëer Holding, blerësit e tokës private dhe bashkëinvestitorët e projektit të Zvërnecit!
Tani kujt ia ha mendja se një kompani si Poëer Holding, vjen në Shqipëri të shkatërrojë reputacionin e vet me budallallëqet që thuhen për projektin, nuk kemi ç’i bëjmë. Po budallallëku që e ka lënë këtë vend mbrapa bote 100 vite, nuk ka për ta marrë dot peng Shqipërinë Europiane dhe Turistike
* Poëer International Holding është një konglomerat nga Katari me më shumë se 400 kompani, të organizuara në gjashtë sektorë kryesorë të ekonomisë, me një portofol të vlerësuar afërsisht 40 miliardë dollarë. Ka më shumë se 65,000 të punësuar dhe operon në 25 vende të botës.
Lajmi kryesor:
Protestat për ‘Zvërnecin’/ Rama sjell rastin 'Ria Formosa': Ndër historitë më të suksesshme të transformimit ekonomik në Portugali! Flamingot, shpendët migratorë e laguna janë ende aty








