Gjatë sqarimit të tij lidhur me projektin e Zvërnecit, Rama u tha qytetarëve që nëse kanë të njëjtin qëndrim me kundërshtarët, kjo është zgjedhja e tyre dhe ai “nuk do të vegjetojë.” Në këtë pikë, një fjalë e pati edhe për Sazan Gurin e kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorin që e quajti ‘dritëgjati.’

“Mendoj që jam këtu, për ju dhe me ju. Nëse dhe ju mendoni si ata, ma thoni dhe vazhdoni më këdo tjetër që ju dëshironi. Unë këtu nuk rri të vegjetoj. O do ta bëjmë Shqipërinë me atë vizion për të cilin më keni mbështetur, ose më thoni që keni një vizion tjetër dhe doni të shkoni me Sazo Gurin dhe me Arlindo ‘’dritëgjatin’’. Jam ok unë. Por shkoni shikoni “PoëerHolding.com’’ dhe mos harroni një gjë; që nëse ne e harrojmë që rolin kryesor që kemi në këtë proces dhe rolin kryesor që kemi ne si Shqipëri dhe si shqiptarë për ta bërë Shqipërinë ashtu siç duam, është të krijojmë klimën e duhur dhe të krijojmë mikpritjen e duhur për investitorët dhe nëse këta investitorë largohen, nuk është problemi që nuk do bëhet Zvërneci, problemi është që nuk do vijë më njeri për kushedi sa kohë. Se do thonë ‘’kur edhe ata nuk e çanë dot atje, me ata s’merremi vesh’’. Këto janë të vërteta që po ua them copë sot siç i ndjej. Mendojini gjërat, mendojini”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

‘Zvërneci’, Rama: Projekti nga Katari, investim 4 mld €! Pishë-Poro zonë e mbrojtur kategoria 5 që lejon ndërtimin! Toka iu ble pronarëve, rrethimi sipas lejes së zhvillimit