Kryeministri Edi Rama vijon t’i mëshojë arsyes se protestat në Shqipëri kundër ndërtimit të resortit luksoz në Zvërnec, janë të orkestruara nga Greqia me argumentin se ‘xhelozon zhvillimin e vendit fqinj’.

Së fundmi ai ka publikuar një artikull ku shkruhet se pavarësisht tensioneve gjeopolitike, në Mykonos investimet nga kompani ndërkombëtare nuk ndalen dhe se turizmi është në kulmin e saj, ndërsa Shqipëria është e përçarë dhe se qyetarët po kërkojnë t'i mbyllin dyert investimeve të huaja.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

GREQIA VAZHDON “TË SHITET TEK TË HUAJT” ME SUKSES, KURSE NE NA I KANË FUTUR XIXAT NGA TË KATËR ANËT QË TË ZIHEMI MESVETI EDHE PËR 1+1 QË BËJNË 2, E TË VIJMË VËRDALLË NË UDHËKRYQ KUR KONKURENCA  VAZHDON VRAPIN PËR MË SHUMË INVESTIME TË HUAJA…

PO SI MUND T’I MBYLLIM NE RRUGËT PËR KAPITALET E MËDHA, TANI QË ATO PO NISIN TË VIJNË NË SHQIPËRI PAS TËRË MUNDIT TË MADH QË KEMI BËRË PËR TË ARDHUR NË KËTË PIKË?!

PO TËRË BOTA E ZHVILLON TURIZMIN DHE EKONOMINË DUKE U  MATUR ME SA INVESTIME TË HUAJA TËRHEQ, NDËRSA NE DO TË MATEMI ME SA REZISTOJMË KUNDËR TYRE?!

KJO ËSHTË NJË FTESË PËR VETËPRAPAKTHIM KOLEKTIV QË SHQIPËRIA NUK MUND, NUK DUHET DHE NUK KA PËR TA PRANUAR??

Ja përmbajtja e artikullit:

Marka të mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po investojnë në Mykonos, ku hotele të reja me pesë yje nga Four Seasons, Fouquet’s dhe MGallery janë planifikuar të hapen së shpejti.

Pavarësisht tensioneve gjeopolitike dhe një sezoni sfidues për turizmin, Mykonos vazhdon të mbetet një nga destinacionet premium më të rëndësishme në Mesdhe.

Kompanitë ajrore po rrisin numrin e vendeve të disponueshme në fluturimet ndërkombëtare për sezonin 2026, me një rritje prej 7.1% të kapacitetit hyrës.

Po shtohen gjithashtu linja të reja ajrore nga Roma, Londra, Abu Dhabi dhe Dubai, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare të Mykonosit.

Një resort i ri me pesë yje, me vlerë mbi 100 milionë euro dhe i lidhur me investitorin egjiptian Naguib Saëiris, pritet të hapë dyert në maj të vitit 2027

Lajmi në përditësim...

Faximile e artikullit të publikuar nga Edi Rama