Zvicër, 1000 të burgosur shqiptarë
ata nga Kosova do riatdhesohen

Zvicër, 1000 të burgosur shqiptarë<br />ata nga Kosova do riatdhesohen
BERNË - Agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër ka mësuar se në burgjet zvicerane, rreth 30 të tillë, sot janë mbi 1000 të burgosur shqiptarë, kryesisht nga Kosova, që vuajnë dënimet në to. Vetëm në burgun e Gjenevës në mes të 500 të burgosurve, rreth 120 janë shqiptarë, ka deklaruar për “Presheva jonë” Constantin Franziskakis, drejtor i burgut “Champ-Dollon”.
 
Zvicra merr vendim që kosovarët këtej e tutje të vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës. Zvicra duket se nga sot e tutje nuk e ka ndërmend t’i japë bukë falas të burgosurve kosovarë për shkak të një vendimi të qeverisë helvetike, që pas pas një marrëveshjeje arritur para një muaji (6 nëntor) mes Bernës dhe Prishtinës, të burgosurit do të transferohen nga Zvicra për të vuajtur dënimin  në vendin e tyre të origjinës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra, duke iu referuar burimeve të Bernës zyrtare.
 
Vetëm në burgun e Gjenevës në mes të 500 të burgosurve, rreth 120 janë  shqiptarë, ka deklaruar për “Presheva jonë” Constantin Franziskakis, drejtor i burgut “Champ-Dollon”. Të burgosurit janë të dënuar kryesisht me akuza për trafik droge, vrasje e lloje krimesh të tjera.
 
Ashtu sikurse kishte vepruar edhe Dhoma Nacionale në mbledhjen e saj në muajin shtator, edhe Dhoma e Kantoneve, si dhomë e dytë, ka qenë unike duke votuar njëzëri marrëveshjen e arritur mes Zvicrës dhe Kosovës që rregullon këtë problematikë, transmeton albinfo. Marrëveshja për transferimin e personave të dënuar vlen në të njëjtën masë si për kosovarët në Zvicër, ashtu dhe për zviceranët në Kosovë.
 
Ajo mbështetet në një marrëveshje të përbashkët, lidhur nga Këshilli i Evropës me shtetet përkatëse. Por, pasi Kosova ende nuk është njohur nga të gjitha shtetet e BE-së si shtet i pavarur, për të ka qenë e domosdoshme një marrëveshje e mëvetësishme.
 
Parimisht, delinkuentët e dënuar duhet të japin rënien e tyre dakord për t’u transferuar në ndonjë burg në vendin e prejardhjes. Por ka edhe situata, në të cilat ata mund të transferohen atje edhe kundër vullnetit të tyre. Kjo e dyta vlen sidomos për ata të cilët, pas vuajtjes se dënimit, edhe ashtu duhet të dëbohen. Ndërkohë, mbetet e hapur çështja e procedurës së ankesës së atyre, që transferohen kundër dëshirës së tyre.
 
Këto qëndrime të reja të qeverisë zvicerane vijnë menjëherë pas marrëveshjes së arritur në Prishtinë mes policisë zvicerane dhe asaj kosovare, nënshkruar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Jean-Luc Vez, drejtor gjeneral i Zyrës Federale të Zvicrës.
 
Ministri Rexhepi theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje fuqizohet bashkëpunimi mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit me armë, substanca narkotike etj. Kurse drejtori gjeneral i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje do të arrihen rezultate më të mira në luftën kundër krimit të organizuar.
 
Ajo që Qeveria Federale synon të arrijë me këtë marrëveshje është mundësimi i riintegrimit të të dënuarve në vendin e prejardhjes dhe kursimi i shpenzimeve për mbajtjen në burg të të huajve, që është barrë e kantoneve. Sipas marrëveshjes, përgjegjës për sigurimin e strehimit të tyre do të jetë shteti pritës, në këtë rast Kosova.
 
“Transferimi i personave të dënuar do të zvogëlojë përqindjen e të huajve në burgjet zvicerane. Por ajo gjithashtu i përgjigjet objektivave humanitare me lehtësimin e riintegrimit. Një i burgosur që shërben dënimin e tij afër mjedisit të tij familjar e shoqëror pa dyshim ai do ta ketë më të lehtë..” kanë pohuar zyrtarët nga Këshilli Federal.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje