ZVICËR - Në Zvicër, edhe meshkujt duhet të kenë të drejtë pushimi disajavorë të lindjes. Edhe pse dy dhomat e parlamentit e kane hedhur poshtë shumë herë kërkesën e bërë për një pushim të tillë, është ngritur sërish një kërkesë e re për pushimi lindjeje për meshkujt. Por tashmë është zgjedhur një model tjetër, shkruan gazeta “NZZ am Sonntag”, të cilës i referohet "Albinfo" në Zvicër.
Nismëtarët duan që përmes një çështjeje gjyqësore të fitojnë këtë drejtë, duke anashkaluar kështu çdo rezistencë politike. Ata duan që duke ndjekur një procedurë gjyqësore të fitojnë një vendim gjyqësor në favor të çështjes së tyre. Për këtë synim ata duan që çështjen ta çojnë deri në Gjykatën Federale dhe sipas nevojës edhe në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg.
Procedura zhvillohet në emrin e një çifti prindërish nga Berna dhe do të kenë mbështetje nga rrjeti “Gleichberichtigt” (Të barabartë). Në komitetin e patronatit të këtij rrjeti ka deputetë nacionalë nga SVP, FDP, SVP dhe SP. Po ashtu aty bën pjesë edhe mjeku i fëmijëve dhe shkrimtari Remo Largo.
Ndërsa para gjyqit këtë çështje përfaqëson avokatja dhe profesoresha e universitetit të St. Gallenit.
Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com