Zvicër, Jahmir Hyka mund i
vetëm Grasshopper, gol e asist

Zvicër, Jahmir Hyka mund i<br />vetëm Grasshopper, gol e asist
Futbollisti shqiptar Jahmir Hyka ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në takimin Luzern- Grasshopper, i vlefshëm për javën e dytë të Superligës së Zvicrës.

Hyka arriti të merrte një penallti, të shënonte golin e dytë si dhe dha assist për golin e 4. Takimi Luzern- Grasshopper përfundoi me rezultatin 4-3, dhe goli i Hykës ishte vendimtar në këtë ndeshje.

Paraqitja shumë e mirë në ndeshjen me Grasshopper, e sfumoi paksa lojën e dobët të Hykës të enjten e kaluar në takimin me Sassuolo. Një ndërhyrje jo e mirë e 28 vjeçarit shkaktoi një 11-metërsh, duke bërë që skuadra zvicerane të barazonte 1 – 1. 

Jahmir Hyka u përzgjodh edhe në formacionin e javës nga gazeta “Blick”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës