Këtë javë Kryeministri ynë i bëri një vizitë kortezie homologut të tij hungarez, Viktor Orbán. Nuk dua të zgjatem me interpretimin e sfondit diplomatik të këtij takimi mes dy të “dëbuarish” nga BE-ja, pasi tanimë ky argument është trajtuar gjerësisht. Mjafton të përmendet fakti që miku hungarez i Berishës, kryeministri Orbán, është cilësuar nga prestigjiozja The Economist si një “populist cinik që aplikon politika autoritare”, ndërkohë që Bashkimi Europian e ka kritikuar për shtypje të parimeve demokratike, kufizim të shtypit të lirë, uzurpim të gjyqësorit, dhe shpenzime buxhetore të tepruara”; tingëllon goxha familjare edhe për ne ky portret, apo jo? Sidoqoftë, në takimin bilateral, kryeministri përsëriti edhe një herë tezën ultra-populiste se Shqipëria na qenka një Zvicër me det. Medet moj Zvicër sa poshtë paske rënë! Krahasimin me Zvicrën, natyrisht, që nuk e ha askush përveç mbështetësve më të fandaksur të mazhorancës në pushtet.
Qoftë në aspektin historik, politik apo socialekonomike ky krahasim jo vetëm që nuk ka absolutisht asnjë sens logjik, por, minimalisht, është i turpshëm dhe një
tallje për shqiptarët. Politikisht, ky vend aplikon një standart thuajse unik mospërfshirjeje dhe neutraliteti; nuk është (dhe as nuk aspiron të bëhet) anëtar i Bashkimit Europian e as i NATO-s, dhe është bërë pjesë e Kombeve të Bashkuara vetëm në vitin 2002 për arsye me tepër administrative. Zvicra ekziston si një vend me demokraci të konsoliduar që në vitin 1848, dhe në indeksin botëror të demokracisë qëndron në vendin e 10të (krahasuar me këtë Zvicrën tonë me det, që renditet e 83-ta). Ekonomikisht, Zvicra është një ndër vendet më të përparuara në planet (pavarësisht sipërfaqes dhe popullsisë së vogël) ndërkohë që statistikat e vitit 2010 e rendisin atë si vendin më të pasur në botë per capita, plot 372,692 dollarë për frymë (ose gati 400 milionë lekë të vjetra, që ta kuptojnë më mirë symbyllurit dhe veshëzënët që brohorasin qeverinë), për të mos përmendur pastaj faktin që ekonomia zvicerane klasifikohet si më konkurruesja në botë. Zvicra ka ekonomi dhe industri të zhvilluar prodhimi, bankash e sigurimesh, farmaceutike, kimike e ushtarake, shërbime fantastike në fushën e edukimit, të mbështetjes e mbrojtjes sociale dhe shëndetësisë. Shkurt fare, nëse do donim të gjenim një vend që i avitej sadopak parajsës në tokë, Zvicra do ishte zgjedhja më e mirë. Përkarshi Zvicrës, në anën tjetër të krahasimit të kryeministrit tonë, qëndron Shqipëria, realitetin socialekonomik të së cilës e njohim mirë të gjithë. Kryeministri ynë populist nuk heziton që të përshkruajë Shqipërinë si ‘të bukurën e dheut’, ‘mrekullinë e natyrës në brigjet e Adriatikut’, e të tjera dokrra që kanë vetëm një qëllim: të hipnotizojnë publikun, duke larguar vëmendjen nga esenca e çështjes dhe nga e vërteta e hidhur: deti, riviera, malet dhe kodrat, fushat dhe malet, pyjet dhe kullotat, luginat e kanionet, dhe bukuria “mahnitëse” e vendit tone s’kanë lidhje fare me zhvillimin, në rast se njerëzit që drejtojnë nuk janë në terezi e nuk i shërbejnë progresit socialekonomik të vendit. Vende me pasuri tokësore të shumta e asete natyrore të mrekullueshme janë edhe Haiti (zyrtarisht vendi më i varfër i Amerikave), Kuba (e vënë përtokë nga komunizmi dhe liderët e lojtur politikë), Angola, Sri Lanka, Zimbabve, Vietnami, Mianmari e shumë shtete të tjerë që vuajnë nën diktatin e totalitarizmit dhe mungesës së demokracisë.
Padyshim, retorika populiste e kryeministrit nuk mund të gënjejë askënd. Shqipëria e Zvicra janë vite dritë larg, dhe krahasimi mes të dyjave është qesharak dhe i vajtueshëm. Në vend që të krahasohet me Zvicrën (që s’ka det), Kryeministri bën mirë të krahasohet me fqinjët e rajonit si Kroacia e Sllovenia (që kanë det), apo edhe me Serbinë (që s’ka det) e që sidoqoftë janë shumë përpara nesh në të gjithë indikatorët e rëndësishëm ekonomikë, politikë e socialë.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com