Një i ri shqiptar i cili jeton me familjen e tij në Zvicër është shpallur i zhdukur prej ditës së hënë. Të afërmit e tij nuk kanë asnjë informacion për 17-vjeçarin Ilir M. nga momenti kur i riu kishte lënë shtëpinë për të takuar një vajzë të cilën e kishte njohur përmes rrjetit social Facebook.
Dyshimet janë që shqiptari të ketë rënë pre e një mashtrimi nga vajza të cilën e ka kontaktuar në Facebook, transmeton Albinfo.
Megjithatë, shpresa e familjarëve është që Iliri të jetë larguar nga shtëpia për pak ditë dhe të kthehet sërish.
Lajmi për humbjen e 17-vjeçarit dhe fotoja e tij është shpërndarë masivisht në të gjitha rrjetet e mundshme sociale.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com