Zvicër, vjedh karburantin, doreza
tradhëton të riun nga Kosova

Zvicër, vjedh karburantin, doreza<br />tradhëton të riun nga Kosova
ZUG/ Zvicër - Një dorezë e harruar në afërsi të vendit të grabitjes e ka "tradhtuar" kosovarin. Ai, një i ri 20 vjeçar, më 23 korrik kishte sulmuar një pompë benzine në Baar (kantoni Zug). "Për të siguruar të holla", e ka sqaruar motivin pasi është arrestuar, duke pranuar veprën e kryer, kosovari, shkruan Neue Luzerner Zeitung, duke cituar autoritetet e sigurisë të Zugut.
 
Një fotografi e marrë nga kamera e vendosur për përgjim në lokalin e pompës së benzinës e paraqet sulmuesin e maskuar gjatë kryerjes së veprës, shkruan albinfo. E veçanta e këtij rasti është se policia ka mundur ta kapë sulmuesin e pompës së benzinës vetëm falë dorezës që atij i kishte rënë jo larg vendit të sulmit.
 
Në dorezë kanë mbetur gjurmët që e kanë vërtetuar sulmin. I riu me banim në Kantonin e Zugut po mbahet në paraburgim.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë