ZVICËR - Kjo i ka ndodhur një 19-vjeçari shqiptar me banim në Zvicër, i cili ishte i ftuar nga miqtë e tij për të festuar në një ditëlindje. Të riut i është penguar hyrja në 'JIL Club' në Zyhri, vetëm se kishte origjinë shqiptare, raporton media zviceriane Ticinonline.
Sipas mediave kjo ka ndodhur në Zyhri, ndërsa i riu shqiptar shpjegon se pas ftesës nga një shok serb është habitur pasi në biletën e rezervimit të bërë në lokalin e natës, thuhej se nuk mund të futeshin persona me origjinë Kosovare dhe Shqiptare.
E ndërsa lajmi ka bërë bujë në mediat Zviceriane, Sanela Janosevic menaxhere e lokalit të natës ka shpjeguar se klubi për të cilën ajo punon ka vendosur këtë rregull për arsye sigurie pasi në këtë lokal shtetas shqiptar e kosovar kanë shkaktuar shumë incidente dhe probleme, shpjegon menaxherja.

Insistimit të medias zviceriane, se një diskriminim i tillë është vepër penale me ligjet zviceriane dhe është vepër e dënueshme, menaxherja i përgjigjet se: “Ky lokal është një pronë private dhe nuk i takon shtetit, ndaj ne vendosim rregullat tona, pasi edhe me këtë rregull mund të bëjmë përjashtime”.
Rasti në fjalë ka tërhequr dhe vëmendjen e avokatit penalist David Gibor, ku sipas tij ky rregull është haptazi një diskriminim racial, diksriminim i pajustifikueshëm dhe si i tillë, thotë Gibor, i dënueshëm.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com