ZVICER - Grupet kriminale nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria në  Zvicër kanë fituar terren në tregtinë e kokainës.

Raporti i Zyrës Federale e Policisë Zvicerane  bën me dije se numri i trafikantëve shqiptarë në fushën e tregtisë së narkotikëve të paligjshëm është në rritje. Ata gjithashtu rekrutojnë vazhdimisht adoleshentë në grupet e tyre.

Mafia shqiptare e drogës në Zvicër është fuqizuar së tepërmi. Tashmë ata gjuajnë vetëm klientët e pasur nëpër festat e natës, ndërsa tregtia në rrugë do t’i lihet në dorë afrikanëve.

Sipas Jean Philipe Brandt, zëdhënësi i policisë në kantonin e Gjenevës, në operacionet kundër mafies shqiptare në prill të këtij viti janë sekuestruar 17 kg heroinë dhe një kilogram kokainë. Po këto burime citojnë se në korrik gjithashtu u kap një trafikant tjetër në kufirin francez pranë Gjenevës.

Në kantonin e Bernës autoritetet policore kanë vënë re se shqiptarët janë më aktivët në tregtinë e heroinës duke përfshirë si grupet e vogla ashtu edhe të mëdhatë. Pas rënies së çmimit të heroinës me 20 franga për gram, kanabisi dhe kokaina janë substancat narkotike më të shitura momentalisht.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)