GJENEVE - Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë Kolegjit të Shëndetësisë në Gjenevë.
Hetuesit dyshojnë se ai ishte vrarë. “Duket se është rrahuar për vdekje”, kanë thënë ata për median.
Prokuroria e Gjenevës informoi sot se bëhet fjalë për një shqiptar rreth 30-vjeçar.
Vendi ku është gjendur trupi i pajetë është i njohur si vend i përdoruesve të drogës. Zyra e prokurorit në Gjenevë ka nisur hetimet nën dyshimin për vrasje.
Trupi u zbulua të hënën (17 mars 2014), në orën 7 të mëngjesit poshtë një peme, nga një grua që ishte duke shëtitur me qenin e saj.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com