MONTRO (Zvicër), 4 mars /ATSH-AFP/ - Ka ende sfida të vështira për të arritur në një marrëveshje për programin bërthamor iranian, theksoi sot një zyrtar i lartë amerikan në përfundim të ditës së tretë të bisedimeve në Zvicër mes shefave të diplomacisë së dy vendeve.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të takojë të shtunën në Paris homologët britanik, francez dhe gjerman. Bisedimet e ardhshme dypalëshe mes amerikanëve dhe iranianë do të zhvillohen më 15 mars në Gjenevë", theksoi zyrtari.
Zyrtarët amerikanë e dinë mirë se mbarë bota do të shqyrtojë çdo linjë, çdo fjalë të kësaj marrëveshjeje që duhet të arrihet deri më 31 mars.
Shefat e diplomacisë iraniane dhe amerikane rifilluan sot negociatat për programin bërthamor iranian duke injoruar denoncimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu para kongresit amerikan, për një marrëveshje të mundshme./
/ec/ a.jor.