Kjo video e pabesueshme tregon momentin tensionues kur një italian shpëton një skiator tjetër i cili ishte mbuluar në dëborë të thellë pas një orteku në Zvicër.

Matteo Zilla, 37-vjeç, po bënte ski në Engelberg kur pa krahun e skiatorit që po përpoqej të dilte nga dëbora.

Skiatori fatmirësisht nuk kishtë pësuar lëndime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.