"Tregtia me heroinë dhe kokainë në kantonin Thurgau të Zvicrës dominohet nga grupet që vijnë nga Ballkani kryesisht Serbia dhe Shqipëria"- këtë e konfirmon zëdhënësi i policisë së këtij kantoni

Zëdhënësi thotë se është i bindur për këtë fakt pasi shqiptarët e Shqipërisë nuk kanë nevojë të pajisen me vizë për të qëndruar në territorin e shteteve të Schengenit. Mbi dhjetë herë gjatë këtij viti policia në kantonin Thurgau ka arrestuar të dyshuar për tregti me drogë. Në pesë raste të arrestuarit kanë qenë shtetas të Shqipërisë. 

Sipas tij, për grupe nga Shqipëria dhe Serbia policia Federale e Zvicrës ka informacione se viteve të fundit në disa vende të Europës Juglindore bandat e tregtarëve kanë hapur depo të drogës. Furnizimi vjen nga Turqia dhe si mjete transporti shërbejnë shpesh veturat dhe kamionët, por edhe autobusët. Sipas Policisë zviceriane grupet shqiptare janë të organizuara në mënyrë hierarkike ku secili anëtar ka një funksion të caktuar.

Në Zvicër droga futet përmes Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Austrisë. Pastaj droga deponohet në Zvicër dhe u shpërndahet dilerëve, të cilët veprojnë në kantonet zvicerane dhe furnizojnë konsumuesit shkruan gazeta zviceriane Thurgauer Zeitung 

Shqiptarët e arrestuar 
Sipas policisë një shqiptar 27­vjeçar pret në një vend për parkimin e veturave në qytetin Frauenfeld Me vete ai ka 700 gramë kokainë. Qëllimi i tij është t’ia dorëzojë kokainën një personi tjetër. Ky aksion i tij dështon për shkak se ndërhyjnë policët dhe e arrestojnë shqiptarin. Dy javë më vonë policët hetues kontrollojnë një 19­vjeçar. Në rrobat e tij ata gjejnë disa porcione heroinë, shkruan gazeta «Thurgauer Zeitung». Edhe ky person rrjedh nga Shqipëria. 


Redaksia online
(s.m/shqitarja.com)