GJENEVË, 27 gusht /ATSH-AFP/ - Zvicra vendosi të forcojë masat kundër Rusisë e lidhur me situatën në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet zviceriane në një komunikatë.
Nëpërmjet këtyre masave, Zvicra synon të pengojë që ajo të shërbejë si pikë për anashkalimin e sanksioneve të vendosura nga BE-ja dhe SHBA-ja kundër Rusisë.
Gjithashtu 11 emra i janë shtuar listës së personave dhe të kompanive me të cilat ndërmjetësit financiarë nuk janë të autorizuar të lidhin marrëdhënie të reaj tregëtare.
Në prill, qeveria zviceriane ka ndaluar kryerjen e marrëveshjeve me personat e prekur nga sanksionet evropiane kundër Rusisë. Lista e këtyre masave është rritur gjithnjë e më shumë./
/G.S/