ZYRIH - Konsumi i çokollatës në pesë vitet e fundit është rritur me shtatë për qind. Zviceranët kanë përqindjen më të lartë të konsumit të çokollatës për frymë, dhe është fakt që nga Zvicra kanë origjinën dhe prodhuesit më të mëdhenj të çokollatës, si Lindt, Nestle dhe Toblerone.
Zvicra mban vendin e parë në Evropë për konsumin e çokollatës. Në Zvicër një banor konsumon 12 kilogramë çokollatë në vit, ndërkohë që gjermanët konsumojnë mesatarisht 11.6 kilogramë çokollatë për frymë në vit.
Francezët janë konsumatorët e pestë evropianë me 389 900 tonë çokollatë të konsumuar në vitin 2013, ose 6,64 kilogramë për frymë.
Çokollata e zezë është shumë e preferueshme për francezët dhe 30 për qind e konsumit total të çokollatës së zezë shkon në Francë, ndërsa në BE norma e përgjithshme e çokollatës së zezë është vetëm pesë përqind./ATSH/










