Përsa i përket shërbimit të transportit hekurudhor, zvicerianët janë kampion të përdorimit të këtij mjeti qarkullimi. Mesa duket, zvicerianët e shfrytëzojnë transportin me tren maksimalisht.

Gjatë vitit 2012, ata kanë udhëtuar mesatarisht 2274 kilometra mbi shina, kurse në vitin 2011 çdo qytetar zvicerian kishte bërë mesatarisht 2310 kilometra udhëtim me tren.

Në këtë listë, menjëherë pas zvicerianëve renditen japonezët, të cilët udhëtojnë mesatarisht 1912 kilometra me tren në një vit. Të tretët në këtë renditje janë danezët me 1365 kilometra në vit.

Kurse, përsa i përket numrit të udhëtimeve që ndërmarrin me tren, japonezët lënë pas zvicerianët. Qytetarët japonezë në një vit hipin në tren mesatarisht 69 herë kurse zvicerianët 51 herë.

Pas tyre vijnë menjëherë qytetarët nga Luksemburgu me 40 herë dhe danezët me 37 herë.

(v.gj/shqiptarja.com)